Festim Halili
Festim Halili është një politikan dhe profesor universitar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Biografia
RedaktoFestimi u lind më 5 maj në Tetovë. Shkollën fillore e mbaroi në "Naim Frashëri", ku u shqua për çmime në garat komunale dhe republikane në fusha të ndryshme si: astronautikë, histori, gjuhët e huaja, matematikë etj, me crast ishte bursist nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për shumë vite me rradhë. Shkollën e mesme e vazhdoi në gjimnazin "Kiril Pejqinovic" në Tetovë, në drejtimin matematiko-natyror, me sukses maksimal. Njëherit, ishte aktivist në sektorin joqeveritar. Ka studiuar në Universitetin e Evropës Juglindore dhe me bursë të fondacionit gjerman DAAD, në Universitetin Teknik të Mynihut. Me sukses të lartë ka mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit dhe të Teknologjisë në drejtimin e Shkencave Kompjuterike. Në vitin 2009 filloi punën si asistent në departamentin e infomatikës pranë Universitetit të Tetovës. Në vitin 2011 mbaroi magjistraturën në shkencat dhe teknologjitë moderne në Universitetin e Evropës Juglindore. Në vitin 2014 me bursë doktorale nga British Scholarship Trust, vazhdoi hulumtimet shkencore dhe doktoroi në Universitetin Royal Holloway të Londrës dhe Universitetin e Tiranës. Një vit më pas, në Universitetin e Tetovës mori titullin Docent. Njëherit, ka qenë i angazhuar si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, UBT në Kosovë, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Në vitin 2020 nga këshilli mësimor shkencor ju dha titulli Profesor i Asociuar (Inordinar), ndërsa vazhdon të jetë profesor i jashtëm në Universitetin FH Technikum Wien, në Vienë të Austrisë. Vlen të theksohet, që Festim Halili përmes projekteve të ndryshme ka ligjëruar edhe në universitetet: Pecs të Hungarisë, Craiova të Rumanisë, Universitetin e Sarajevës etj.
Karriera:
- 2007-2009 Konsultant në kompaninë gjermane për telekomunikacion INACON GmBH të Gjermanisë.
- 2009-2013 menaxhues i qendrës së IT (Teknologjive të Informacionit) në rektoratin e Universitetit të Tetovës, njëherit dhe asistent në departamentin e informatikës.
- 2013 - 2016 udhëheqës në departamentin për Menaxhim me Projekte pranë rektoratit të UT-së. Ku inicioi kontratat e para për universitetin me IPA-CBC fondet evropiane, kompaninë Google, Konferencën e parë në UT të IEEE-së, projekte të ndryshme të teknologjive të gjelbërta etj.
- 2016 - 2017 Zv. Kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Inicoi reforma në administratë, qindra punësime të reja për universitetet, spitalet dhe institucione të tjera shtetërore. Mbylljen e fabrikës pa filtra Jugokrom, që shkaktonte ndotje. Avancimin e ceshtjes shqiptare dhe zbatimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat. Themeloi komisionet amë për hapjen e Universitetit Nene Tereza në Shkup, njëherit dhe donoi librat e parë për bibliotekën e po të njëjtit universitet etj.
- 2017-2019 Profesor docent, dhe menaxher i projekteve CEEPUS për Evropën Lindore.
- 2019-2020 Drejtor i Ndërmarrjes Publike "Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastruktura", ku kaloi në qeveri, projektin hekurudhor për korridorin 8 në pjesën perëndimore, për lidhje me Shqipërinë. Renovoi Stacionin hekurudhor në Tetovë, fitoi shumë projekte në IPA për modernizim të hekurudhave të vendit.
- 2020 - Profesor i Asocuar
- 2020-2021 Drejtor i Ndërmarrjes Publike "Radiodifuzioni Nacional", ku rriti kapacitetet njerëzore me mbi 70 punësime të reja, digjitalizoi infrastrukturën dhe nisi procedurën për sistemin e ri DAB+
- 2022 - Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Rënditi Maqedoninë e Veriut për 12 vende më mirë në ranglistën botërore të inovacionit, të shpallur nga GII (Global Innovation Index). Lancoi asistentin e parë digjital me Inteligjencë Artificiale të quajtur "ADA". Përfshiu inkluzivitetin në pjesët më pak të zhvilluara, për të pasur akces në grante edhe kompanitë nga regjionet më pak të zhvilluara. Instaloi 7 laboratore të reja në Universitetet e vendit. Zbatoi përfaqësimin e drejt dhe adekuat. Përfaqësoi Fondin në shumë konferenca ndërkombëtare dhe lidhi marrëveshje të reja me UNICEF, Fondin e Gjelbër Klimatik, Horizon Europe projektin ndërkombëtar Policy Answer etj.
Kontributi shkencor
- 60 punime shkencore të botuara në revista ndërkombëtare dhe konferenca ndërkombëtare.
- 20 Projekte ndërkombëtare të udhëhequra
- Libri i botuar "Inxhinieria Softuerike - Njehsim i priru drejt shërbimit", i cili u donua për studentët dhe dashamirët e shkencës.
- Mentorim të studentes së vetme që mori bursë nga kompania prestigjioze Google.
- Organizim i Google Hackatonit të parë në Maqedoni, respektivisht në Universitetin e Tetovës.
- Projekte softuerike në IA, SOC, Database, Web dhe Windows programim etj.