Abrahamitët
(Përcjellë nga Fetë abrahamite)
Abrahamitët ishin sekt deistësh i përhapur përreth Pardulices në Bohemi nga fundi i shekullit XVIII. Pjesëtarët e këtij sekti mohonin mëkatin fillestar të Adamit dhe Evës, ata gjithashtu mohonin Mishërimin dhe synonin të kthehen në besimin fillestar të Abrahamit para rrethprerjes.
Për të shmangur persekutimin ata pranuan martesën katolike dhe pagëzimin e fëmijëve. Pas ndërhyrjes së Jozefit II Habsburg, i cili i rekrutoi me forcë si roje kufiri, ata u zhdukën shpejt.[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Dizionario di Cristianesimo, Ebraismo e Islam. Antonio Vallardi Editore s.r.l., 2000, f.8