Fiernat

anë grup heterogjen, në kuadër të të cilëve futen katër grupacione të ndryshme e që sipas pamjes së jashtme dallohen shumë ndër vete

Fiernat ose pteridofitët (gr.pteris,pteridos=fier + phuton=bimë) janë grup heterogjen, në kuadër të të cilëve futen katër grupacione të ndryshme e që sipas pamjes së jashtme dallohen shumë ndër vete. Veçori e përbashkët e tyre është gjeneracioni sporofit dominues i tyre që d.m.th se bimët e gjelbra mbajnë sporangje, në të cilat formohen sporet dhe për këtë quhen sporofite.

Likopodet

Redakto

Likopodet jetojnë zakonisht në pyje halore. Likopodi është një bimë që përbëhet nga një kërcell zvarritës i degëzuar, nganjëherë pjesërisht i futur në tokë. Nga kërcelli dalin degëzime të ngritura vertikalisht, të cilat ndahen në mënyrë dikotomike (dyzuar) që mbarojnë në majë me kallinj. Kërcejt e ngritur lart janë të mbuluar me gjethe te vogla. Kercelli zvarrites leshon rrenje mitake.

Këputja

Redakto

Këputja jetonë zakonisht në vende të lagështa afër moçaleve, burimeve dhe buzë brigjeve të lumenjve, livadheve dhe në fusha të lavruara. Kanë kërcell të hollë, barishtor, i cili zvarret mbi bazën, ndërsa gjethet janë të vendosura në nyje të kërcellit.

Fiernat e verteta

Redakto

Në këtë rast do të njihemi me tiparet e fiernave të vërtetë përmes përfaqësuesit tipik fiershqipja. Fiershqipja përbëhet nga pjesa nëntokësore e përfaqësuar nga rizomi (kërcelli nëntokësor) mjaft i zhvilluar, nga rrënjët dhe nga pjesa mbitokësore e përfaqësuar nga gjethet te cilat janë te përbëra.

Ajo qe e dallon fierin nga myshqet përveç rrënjës janë enët me ane te se cilave përçohen lendet ushqyese nga rrënja te kërcelli e ne gjethe dhe anasjelltas. Prandaj këto bime bashke me farëzhveshurat dhe farëveshurat ndryshe quhen edhe bime enëzore.

Shumëzimi i fierave

Redakto

Në kundërfaqen e fierit gjenden sporet me ngjyrë të murrmë dhe janë të mbushura me spore të shumta. Sporet e pjekura mund t’i përhap era dhe kur ato bien në tokë të përshtatshme zhvillohet protaliumi (protali) në formë zemre. Në anët e poshtme të tij zhvillohen rizoidet dhe organet seksuale – anteridet dhe arkegonet në të cilat krijohen spermatozoidet dhe vezorja. Pas bashkimit te spermatozoidit me vesoren krijohet zigota nga e cila më vonë zhvillohet fieri i ri. Pra gjatë jetës se bimës paraqitet brezi joseksual – sporofiti dhe ai seksual – gametofiti.