Figurat gjeometrike

Redakto

Gjeometria është shkenca që studion vetitë e figurave gjeometrike.

Figurat gjeometrike janë shumë të larmishme, si për shembull: Trekëndëshi, katrori, drejtkendeshi rrethi etj.

Çdo figurë gjeometrike ne e mendojmë të përbërë prej pikash.



Pika dhe drejtëza

Redakto

Zakonisht, drejtëzat i shënojmë me shkronja të vogla (a, b, c…), kurse pikat me shkronja të mëdha (A, B, C….).



Pika B shtrihet në drejtëzën a; themi ndryshe: “drejtëza a kalon nëpër pikën B” dhe e shënojmë .

Pika A nuk shtrihet në drejtëzën a; themi ndryshe: “drejtëza a nuk kalon nëpër pikën A” dhe shënojmë



Segmenti

Redakto

Pikat A, B, C shtihen në pikën a.

Pjesa e drejtëzës nga pika A deri në pikën C quhet segmenti AC dhe shënohet [AC] ose [CA].


Ka vend vetia themelore: “Nga tri pika të një drejtëze, njëra dhe vetëm njëra ndodhet ndërmjet dy të tjerave”.



Gjysmëdrejtëza, Gjysmëplani, Këndi

Redakto
  • Gjysmëdrejtëza

Gjysmëdrejtëz quhet pjesa e drejtëzës e përbërë nga një pikë ë dhënë e saj dhe gjithë pikat e drejtëzës, që ndodhen nga e njëjta anë e kësaj pike. Pika e dhënë quhet origjinë e gjysmëdrejtëzës.

Dy gjysmëdrejtëza të ndryshme të të njëjtës drejtëz, që kanë të njëjtën origjinë quhen gjysmëdrejtëza plotësuese.


Shohim figurat: