Filigrani
Filigrani është një formë e përpunimit të ndërlikuar të metaleve duke filluar nga stolitë delikate prej ari e deri te kangjella prej gize dhe balustrada.
Në stoli, është zakonisht prej ari dhe argjendi, të bërë me rruaza të vockla ose fije të përdredhura, ose që të dyja në kombinim, të bashkuara ose në sipërfaqen e një objekti të të njëjtit metal dhe të rregulluar me motive artistike. Shpesh sugjeron dantella dhe mbetet popullore në punimet metalike indiane dhe aziatike. Ishte popullarizuar gjithashtu edhe në punimet metalike italiane, frënge dhe portugeze nga vitet 1660 deri në fund të shekullit XIX.
Fjala anglisht filigran është shkurtuar nga përdorimi i mëparshëm i filigranit i cili rrjedh nga latine "filum" që do të thotë fije dhe "granum", që do të thotë kokrrizë, në kuptimin e rruazës së vogël. Fjalët latine dhanë termin filigrana në italisht e cila në frëngjishten e shekullit XVII u bë filigrane. [1] [2] [3] [4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Oxford Dictionaries entry for "filigree" http://oxforddictionaries.com/definition/english/filigree Arkivuar 3 gusht 2014 tek Wayback Machine
- ^ Online Etymology Dictionary http://www.etymonline.com/index.php?term=filigree
- ^ "Arts & Crafts : Wisps of silver" (në anglisht). The Hindu. 2004-11-11. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2007. Marrë më 2013-02-07.
- ^ Earl of Dunraven (1873). "On an Ancient Chalice and Brooches Lately Found at Ardagh, in the County of Limerick". The Transactions of the Royal Irish Academy (në anglisht). Royal Irish Academy. 24 (Antiquities): 433–455. JSTOR 30079267.