Filiza
Filiza ose mënjolla (fidani) në botanikë zakonisht është një bimë e re që mbin nga fara e mbjellë ose që del në rrëzë të trungut të një druri, bitme.
Përmbledhje
RedaktoMënjollat përbëhen nga kërcelli, gjethet dhe sythat anësorë nga të cilat dalin lulet.[1] [2] Bima e re nga mbirja e farës që rritet lart paraqet një kërcell në të cilin do të zhvillohen gjethet e reja. Në pranverë, farat e bimëve shumëvjeçare janë paraqesin një mënjollë të re që rritet nga toka e që mund të jenë bimë barishtore ose bimë drunore.
Në të foluri e përditshëm, mënjollat janë shpesh sinonim për fidanet ose filizat dhe sigurojnë një bosht nbështetës për sythat, frutat dhe gjethet.
Mënjollat e reja shpesh mund të konsumohen nga kafshët sepse fibrat në bimën e re ende nuk kanë përfunduar zhvillimin e murit sekondar të qelizave, duke i bërë që të jenë më të buta dhe më të lehta për tu përtypur dhe tretur. Ndërsa mënjollat rriten dhe piqen, qelizat zhvillojnë mure qelizore sekondare që kanë një strukturë të vështirë dhe të ashpër. Disa bimë mund të prodhojnë madje edhe toksina të cilat u shërbejnë për mbrojtje.
Galeria
Redakto-
Mënjolla e një kastraveci
-
Fidane Sachaline
-
Mënjollat e lulediellit
-
Një mënjollë e avokados
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Esau, K. (1953). Plant Anatomy (në anglisht). New York: John Wiley & Sons Inc. fq. 411.
- ^ Cutter, E.G. (1971). Plant Anatomy, experiment and interpretation, Part 2 Organs (në anglisht). London: Edward Arnold. fq. 117. ISBN 0713123028.
Definimi i mënjollë tek WikiFjalori