Final Cut Pro X
Ky program për sistemet Mac OS X e bën editimin shumë më të shpejtë dhe më të rrjedhshëm se më përparë. Kohështrirja Magnetike (Magnetic Timeline) bën të mundur një kanavacë shumë fleksible që ju lejo të fokusoheni në tregimin e historisë për të cilën po bëhet videoja. Multicam e gjeneratës së re ju jep kontroll të paprecedent më përparë për editimin e projekteve me shumë kamera. Veglat e menaxhimit të fuqishëm të medias përfshijnë fjalë kyçe të bazuara në rang dhe Analiza Automatike të Përmbajtjes (Content Auto-Analysis) ju lejon që të etiketoni dhe filtroni shpejt dokumentet tuaja. Performanca e përpunimit me opsionin e aktivizimit të GPU-së së dyfishtë, me një "motorr" 64 bit dhe me procesim të shpejtë të sfondit deri në rezolucion 4K dhe më tepër i tundojnë profesionistët të kthejnë sytë nga Final Cut Pro X.