Final Fantasy IX
Final Fantasy IX (Fantazia e Fundit 9 - ファイナルファンタジーIX Fainaru Fantajī Nain) është seria e nëntë e lojrave seri Final Fantasy. Ashtu si edhe paraardhëset e saj, Final Fantasy është një lojë RPG (lojë me role) e prodhuar dhe zhvilluar nga Squaresoft. Për herë të parë u nxorr në shitje në vitin 2000 në Japoni nga vetë Square. Ndërsa në Sh.B.A dhe Kanada u nxorr në shitje nga S.E.A (Square Electronic Arts). Në Evropë firma që mori të drejtën për shpëqrndarjen e lojës ishte Infogrames. Në Britaninë e Madhe, Australi dhe Azi, loja u nxorr në shitje nga Square Evrope.
Si loja e fundit e prodhuar për konsolën PlayStation 1, FF IX është prodhuar me të njëjtën kohë me FF VIII, vetëm se kjo e fundit do të merrte një rrugë dhe zhvillim historie shumë ndryshe nga seritë paraardhëse. Mendohet se kjo ka ardhur si rrjedhojë e preferencës së adhuruesve që kërkuan kthimin e serive FF, ku historitë dhe aventurat zhvilloheshin në vënde të tipit mesjetar. Kështjella, mbretëri dhe shumë elementë të ngjashëm do të përfshiheshin në këtë titull. FF VII dhe FF VIII kishin pasur një histori shumë ndryshe nga seritë e mëparshme duke devijuar pak dhe pikërisht FF IX sjell përsëri këtë lloj historie në rradhët e adhuruesve.
FF IX sjell shumë elementë të rinj në seri si Ngjarje në Kohë Reale, Mognet e të tjerë. Historia zhvillohet në botën e Gaias dhe bën fjalë për luftrat midis dy kombeve. Këto dy kombe ndeshen vetëm për ambicjen e mbrapshtë të një mbretëreshe. Por si gjithmonë Square ka një mënyrë shumë origjinale për të ndryshuar historinë në mesin e lojës dhe shumë shpejt zbulohet se nuk bëhet fjalë për një luftë të thjeshtë të kësaj bote, por edhe një bote tjetër paralele që në një farë mënyre ka lidhje me të shkuarën e personazhit kryesor Zidane. Ky i fundit në fillim të historisë është thjeshtë një hajdut që bashkohet me një grup të rinjsh në luftën për të mposhtur mbretëreshën ambicjoze, shkaktaren e luftrave midis dy kombeve.
Në një pamje objektive loja solli shumë të reja në seritë Final Fantasy. Pëlqimi i saj mbase kishte lidhje me afërsinë që kishte ajo me serinë e parë të Final Fantasy. Kritikët e mirpritën lojën dhe nga lexuesit e revistës japoneze Famitsu, ajo u zgjodh si loja e 24-t ndër lojrat më të bukura. Edhe pse në vërtetë ajo nuk fitoi famën e madhe që kishin fituar FF VII dhe FF VIII.
Shiko edhe
Redakto