• Fjala e Lirë është gazeta e parë pluraliste në Elbasanin e pas viteve 1990. Botohej një herë në javë. Numri i parë doli më 21 shtator 1991 vijoi deri në dhjetor 1996. Pikësynimi i saj ishte përtëritja e vlerave të shtypit demokratik të shekullit XX. Ajo u bë tribunë e mendimit dhe e fjalës së lirë, pa dallim bindjeje politike, përkatësie partiake, mbështetëse e komitetit të ri pluralist. U dha vend historisë së qytetit, figurave të tij.Liria e fjalës si një e drejtë universale e njeriut, jo në të gjitha pjesët e botës është e zbatueshme njësoj. Në disa vende, veçanërisht në regjimet totalitare, liria e fjalës është shumë e kufizuar, nën ndikimin e fortë të autoriteteve censuruese, në mënyrë që liria e fjalës në këto regjime është pothuajse inekzistente. Çdo gjë që është thënë dhe bërë në këto vende, e të cila janë në kundërshtim me atë që mund të përfaqësojë mbajtësi i pushtetit, kanë koston e lartë të dënimit sa të kushtojë edhe me jetë Nga ana tjetër, kemi vendet në zhvillim, vendet që aspirojnë demokracinë të mirëfilltë, liberale, ku liria e fjalës është shumë e pranishme dhe shumë më pak e kufizuar. Cënimi i lirisë së shprehjes dhe medias së lirë nuk bën pjesë në imagjinarin e përditshmërisë së tyre.Në krahasim me të drejtat e tjera universale të njeriut (p.sh. e drejta për jetën, pronën, arsimin, martesën, familjen etj.), liria e fjalës është një e drejtë që nuk zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e botës. Prandaj, është shumë e vështirë për të vendosur ekuilibrin në këtë mes.