Vepër e cila u botua pas vdekjes së autorit. Mban titullin Fjalor i Gjuhës shqipe (Leksikon tis alvanikis glosis)

Dhe u botua më 1904 në Athinë. Pasuria leksikore e mbledhur është me rreth 12000 (11675) fjalë. E është dygjuhësh, shqip e greqisht i Shkruar me alfabetin grek me të Cilin Kristoforidhi botoi përkthimet në Dialektin toskë të Shkrimeve të Shenjta. Fjalori pasi u ripunua dhe u transkiptua në alfabetin e shqipes së sotme prej A.Xhuvanit , u ribotua më 1961 me titullin Fjalor shqip-greqisht. Ajo është vepra e parë dhe ndër më të rëndësishmet e leksikografisë shqiptare, përpjekja e parë drejt një fjalori shpjegues të shqipes. Shpjegimi bëhet kryesisht në shqip e greqisht, nganjtherë dhe në latinisht, turqisht e italisht. Fjalori merr vlerë edhe si dëshmi e pasurisë leksikore me një shtrirje mbarëgjuhësore duke kaluar kufijtë e variacioneve gjuhësore të shqipes. Qëllimi i këtij Fjalori, sipas Xhuvanit, ishte në ndihmë të mësimit të shqipes për ata intelektualë shqiptarë që dinin greqisht por nuk dinin të lexonin e shkruanin shqip. A. Xhuvani në parathënien e ribotimit

Të Fjalorit shkruan: “ Me këto data, 1860

Fillimi sistematik i punës, 1870 redaktimi i veprës dhe më 1880 mbarimi i saj, del e vërtetë ajo që i shkroi Naços më 1888 se iu desht 20 vjet që të punojë për Fjalorin.” Kristoforidhi bëri përpjekje të mëdha për ta botuar Fjalorin  por nuk mundi. Pas vdekjes së tij Fjalori rrezikoi bjerjen dorëpasdorshme derisa përfundoi në arkivat

E Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Më 1904 qeveria greke dha lejen përbotimin e tij. Nevoja për përkthimin e Shkrimeve të Shenjta, aq më tepër në të dyja dialektet, kërkonte një kompetencë leksikore të madhe

Dhe një njohje shumë të mirë të pasurisë leksikore të të dy dialekteve dhe të nëndialekteve të shqipes.

Shikoni dhe

Redakto

Për më tepër, përkthimi i Kristoforidhit duket se kishte si qëllim jo vetëm ta respektonte traditën e përkthimit biblik, por dhe ta rishikonte atë, duke kërkuar një qëndrim të ri ndaj tekstit të origjinalit në greqishtene vjetër. Kjo e bëri atë që gjatë kohës që punonte për përkthimin të kërkonte e të punonte me fjalën, duke mbledhur një pasuri të konsiderueshme leksikore. Janë

Proverbiale akoma në Elbasan mënyrat e tij të kërkimit të fjalëve nëpër popull.

Lënda e fjalësit të F. Përbēhet kryesisht prej fjalëve të mbledhura nga gjuha e gjallë në përdorim, prej kërkimeve në terren të bëra nga vetë Kristoforidhi, siç thotë vetë ‘”anë e

Mb’anë e kant mbë kant”, nga pasuria l

Shqiptare” (Albanesische Studin, 1854), me rreth 5500 fjalë (4500 fjalë të Fjalorit të Kristoforidhit gjenden dhe te Fjalorthi i Hanit). Fjalori është i pari dhe i vetmi fjalor që zbaton gjeografinë gjuhësore të materialit të mbledhur. Kristoforidhi fjalët që i mblodhi në terren i shoqëroi me shënimin për vendin ku i mblodhi. Xhuvani shprehet, po në

Parathënie: ”e kam vëzhgue kuptimin e Tyne nëpër njerëz të atyne vendeve që shënohen në Fjalort dhe kan formue bindjen e plotë se Kristoforidhi ka punue me ndërgjegjë, me pasion, asht autentik e për t’iu zanë besë sa a askujt tjetër.””Fjalori merr vlera dhe për shkak se për mjaft fjalë Kristoforidhi është përpjekur të japë dhe burimin etimologjik të tyre. Me gjithë përcaktimet në  natyrën e Fjalorit, ai nuk i përmbahet një kriteri të vetëm (dygjuhësh, shpjegues, etimologik, por sipas interesit dhe rezultatit të punës Kristoforidhi diku bën shpjegimin e fjalëve, diku jep burimin etimologjik të tyre, diku bën përqasje me gjuhët e tjera, duke e bërë Fjalorin të një natyrë të përzier dhe të veçantë në llojin e vet

Referimet

Redakto


Lidhjet e jashtme

Redakto