Fjordi është gji i ngushtë detar, i zgjatur dhe i thellë me anë të rrëpinjta në bregdete malore në gjerësitë e mëdha gjeografike( në brigjet e Norvegjisë, të Grenlandës, të Siujdhesës Kola, të Patagonisë etj.). Këto gjire futen në tokë disa dhjetra dhe qindra kilometra, por vazhdojnë edhe nëpër fundin e e detit deri 30 e më shumë km. Janë krijuar nga përmbytja detare eustatike e pjesës së poshtme të luginave akullnajore, nëpër të cilat në epokën e pleistocenit kanë lëvizur akullnajat. Fjordi më i mahd në Tokë është Sogne në Norvegji, i gjatë 285 km dhe i thellë 1 200 m; gji fjordik.[1]

Fjord në Norvegji

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Dr.Jahi Staneci. Fjalori i Gjeomorfologjisë, 2004, Libri Shkollor Prishtinë faqe 97