Flamur Topi
Flamur Topi është mjek, shkrimtar dhe gazetar, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1970. Ai ka nisur të shkruajë që në moshë të re dhe që në rininë e hershme ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i Radio Tiranës. Me hapjen e Televizionit Shqiptar, u bë autor dhe drejtues i emisionit Trupi dhe Shëndeti, një program i përqendruar në edukimin shëndetësor të publikut. E drejtoi këtë emision për 60 vite me radhë, duke u bërë një figurë e njohur dhe e qëndrueshme në fushën e gazetarisë shëndetësore.

Flamur Topi është pa dyshim një nga shkrimtarët më origjinalë në letërsinë shqipe, i njohur veçanërisht për aftësinë e tij për të transformuar fiziologjinë njerëzore në një rrëfim epik. Në vepra si Lufta për Jetën, Ngjarje në Trup dhe Gara e Jetës, ai krijon një univers ku mikrobet, leukocitet dhe qelizat bëhen personazhe të përfshira në beteja për mbijetesë, duke trajtuar trupin e njeriut si një botë më vete—e mbushur me luftëra, strategji dhe beteja ekzistenciale.
Asnjë shkrimtar tjetër në letërsinë shqipe apo botërore nuk e ka trajtuar këtë koncept në të njëjtën mënyrë. Edhe pse autorë të njohur ndërkombëtarë si Michael Crichton, Isaac Asimov dhe Aldous Huxley kanë eksploruar shkencën në letërsinë artistike, asnjëri prej tyre nuk ka ndërtuar një botë letrare brenda trupit të njeriut me të njëjtin stil epik dhe edukativ.
Në letërsinë shqipe, ai zë një vend unik si pionier në bashkimin e shkencës me letërsinë.
Vepra
RedaktoNë vitin 1964, botoi të parin tregim fantastiko-shkencor "Zemra trime". Në vitin 1969, në vëllimin me të njëjtin titull, "Zemra trime", përmblodhi të gjitha tregimet fantastiko-shkencore të shkruara deri në atë kohë. Në vitet që pasuan, autori boton veprat: "Tinguj të harruar"(tregime shkencore), "Dashuria e robotëve"(tregime dhe novela fantastiko-shkencore), "Iliri dhe Turi"(novelë), "Fitorja e Mirës"(tregime), "Lufta për jetën"(roman fantastiko-shkencor), "Tregime për shëndetin tënd"(tregime), "Një mision i vështirë"(tregime), "Miqtë e padukshëm"(novela dhe tregime fantastiko-shkenocre), "Ditë vere"(roman), "Gara e jetës"(novela dhe tregime fantastiko-shkencore), "Green Peace-Vdekja e Detit"(roman fantastiko-shkencore), "Tregimet e Aids-Sida-s"(tregime), "Një natë jetë"(Novela dhe tregime), "Fusha" (Novelë grafike), "Ngjarje në trup"(novela dhe tregime fantastiko-shkencore). Përveç kontributit në letërsi, veçanërisht në gjininë fantastiko-shkencore, Flamur Topi ka shkruar edhe skenarë filmash artistikë, si: "Guximtarët" (1970), "Tinguj lufte"(1976), "Me hapin e shokëve"(1979), "Në ditët e pushimeve"(1982), "Shokë të një skuadre"(1986), dhe filmi vizatimor "Lufta për jetën" (1981). Me motivet e novelës "Iliri dhe Turi", në bazën e skenarit të shkruar nga regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti, regjisori po ashtu i suksesshëm Pirro Milkani, realizoje filmin "Fraktura". Veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur[1].
Botime
Redakto- Tinguj të harruar - 1970
- Një natë jetë - 2009
- Dashuria e Roboteve (2021)
- Lufta për Jeten (2020)
- Ngjarje në trup (2020)
- Tregime për ''Shendetin Tend'' (2019)
- Tinguj të Harruar (2020)
- Zemra Trime (1964)
- Tregimet e Aids-Sidia-s
- The race of life (2022)
- Miqtë e padukshem (1991
- Fusha (1994)
- Iliri dhe Turi (2017)
Referime
Redakto- ^ Topi, Flamur (2021). Ngjarje në trup. Onufri. ISBN 9789928313812.