Flamuri i Islandës
Flamuri i Islandës u përshkrua zyrtarisht në Ligjin Nr. 34, të miratuar më 17 qershor, 1944, dita kur Islanda u bë republikë. Ligji quhet "Ligji i Flamurit Kombëtar të Islandezëve dhe Krahëve të Shtetit" dhe përshkruan flamurin islandez si vijon:
Flamuri kombëtar i Islandezëve është i kaltër si qielli me një kryq të bardhë si bora, dhe një kryq të zjarrtë të kuq brenda kryqit të bardhë. Krahët e kryqit zgjaten deri në qoshet e flamurit, dhe gjerësia e përgjithshme e tyre është 2/9, por kryqi i kuq është 1/9 e gjerësisë së flamurit. Zonat e kaltra janë drejtkëndësha, sipërfaqet drejtvizore janë paralele dhe sipërfaqet e jashtme drejtvizore janë po aq të gjata sa ato, por dy herë më të gjëra. Dimensionet mes gjatësisë dhe gjërësisë janë 18:25.
Shih dhe këtë
Redakto