Flamuri i Altait
Flamuri i Republikës së Altait është dyngjyrëshe me të kaltërt të hapur dhe të bardhë. Gjerësia e shiritave, nga lart poshtë, janë 67+4+4+25. E bardha simbolizon përjetësinë, prirjen për ringjallje, dashurinë dhe pëlqimin e popujve brenda republikës. E kaltra simbolizon pastërtinë, malet, lumenjtë, liqenet dhe qiellin. Flamuri u hartua nga artisti V. P. Çukujev. U miratua më 2 korrik 1992, me përmasat 1:2. Përmasat u ndryshuan në 2:3 në 29 qershor 1994 dhe përsëri në 1:2 në 24 prill 2003.