Flamuri shqiptar në paradën ushtarake në Francë
Flamuri shqiptar në paradën ushtarake në Francë 14 korrik 2014, në kremtimin e Festës Kombëtare të Francës.
Franca përkujtoi 14 korrikun 1789, njohur ndryshe si Dita e Bastijës që shënoi nisjen e Revolucionit Francez. Me rastin e kësaj ditë të shënuar për popullin francez dhe në përkujtim edhe të 100- vjetorit të Luftës së Parë Botërore në bulevardin Shans Elize (Champs Eliysees) në Paris u zhvillua parada ushtarake "Një ushtri e fuqishme dhe moderne". Midis shumë flamujve të vendeve të ndryshme të botës në këtë paradë ka parakaluar edhe flamuri i Shqipërisë.