Flokata
Flokata ka qenë pjesë e sipërme në veshjet popullore për burra e gra, një lloj xhoke e leshtë, e bardhë, me thekë të gjatë së brendshmi, e rrahur në dërstilë. E gjatë deri në gjunjë, flokata kishte trup të drejtë e të ngushtë deri në bel, por vinte shumë e gjerë nga beli e poshtë; në vend të mëngëve kishte dy llapa të mëdha në trajtë trapezi. Për gra flokata ishte e shkurtër sa një xhaketë, zakonisht e zezë dhe quhej flokje. Në shek.XVIII-XIX përdorej gjerësisht në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut në kostumin me fustanellë. Më vonë flokata doli nga përdorimi.