Florent Çeliku
Florent Çeliku ka qenë anëtar i Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1992. Çeliku është diplomuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës me konvalidimin e nivelit Master dhe në Foreign Service Institute (Departamenti i Shtetit-SHBA). Çeliku ka pasur bashkëpunim intensiv me institucione prestigjioze shkencore, kulturore, arsimore shqiptare dhe të huaja, përfshi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, universitete shqiptare, institucione polake, austriake, franceze. Përpara vitit 1992, ka punuar në Akademinë e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe pedagog i jashtëm në UT , Fakulteti Filologjik. Para se të emërohej Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Ukrainë, Lituani, Estoni dhe Letoni, Ambasadori Çeliku ka mbajtur postin e Zv/Ministrit të Punëve të Jashtme. Gjate karrierës së tij të gjatë diplomatike Ambasadori Florent Çeliku ka pasur rastin të kontribuojë aktivisht edhe në ngjarje të rëndësishme të diplomacisë shqiptare.
U nda nga jeta në moshën 45-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Florent Çeliku. |