Fluturim Qani Molla
Fluturim Qani Molla Ka lindur më 17.08.1958 në Torovec të Korçës. Ka kryer Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Ka shërbyer në Regjimentin e Kuçovës në detyrat e komandantit të ekuipazhit e të katërshes. Ra në krye të detyrës së bashku me pilotin Eduart Kostëdhima, ndërsa fluturonin me avionin reaktiv dy vendësh MIG-15. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Korçë.