Fondacioni Mozilla
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Fondacioni Mozilla është një organizatë jo-fitimprurëse që ekziston për të mbështetur dhe për të udhëhequr bashkërisht projektin me burim të hapur (open source) Mozilla.E themeluar në korrik 2003,organizata përcakton politikat që drejtojnë drejt zhvillimit, vepron mbi infrastrukturën kryesore dhe kontrollon markat në treg të Mozilla-s dhe të drejtat e autorit.
Ajo zotëron një nëndegë të tatueshme: Korporata e Mozilla-s, e cila punëson shumë zhvillues të Mozilla-s dhe bashkërendon publikime të shfletuesve web: Mozilla Firefox dhe email-it klient Mozilla Thunderbird. Kjo nëndegë është 100% në pronësi të themeluesit, dhe për këtë arsye ndjek të njëjtat parime jo-fitimprurëse. Fondacioni Mozilla është themeluar nga Organizata e bashkëngjitur e Mozilla-s dhe Netscape-it.
Organizata është e vendosur aktualisht në qytetin Silicon Valley të Mountain View, California, Shtetet e Bashkuara.
Krijuar | 15 korrik 2003 |
Themelues | Organizata Mozilla |
LLoji | 501(c)(3) |
Drejtimi | Interneti |
Vendndodhja | Mountain View,California, Shtetet e Bashkuara |
Produkte | Shfletuesi web Mozilla Firefox
email-i klient Mozilla Thunderbird,Sistem Operimi Celular Mozilla Firefox OS |
Anëtarë Kryesorë | Mitchell Baker
(Drejtuese Qeveritare) |
Nëndegë | Korporata Mozilla
Mozilla Messaging Inc. |
Te ardhurat | $311 (million 2012) |
Faqja Zyrtare | mozilla.org |
Fondacioni Mozilla vetëpërshkruhet si një organizatë jo-fitimprurëse që promovon origjinalitetin, risinë dhe pjesëmarrjen në internet. Fondacioni Mozilla udhëhiqet nga Mozilla Manifesto, që liston 10 parime të cilat Mozilla beson se janë kritike për internetin që të vazhdoj të përfitoj të mirën publike, si dhe aspektet më të zakonshme të jetës.
Historia
RedaktoMë 23 shkurt 1998, Netscape krijoi Organizatën Mozilla për të bashkërenduar zhvillimin e aplikacionit Mozilla Suite. Kur AOL (themelues i Netscape) në mënyrë të menjëhershme e rriti përfshirjen e saj në Organizatën Mozilla, Fondacioni Mozilla u prezantua në 15 korrik, 2003 për të siguruar që Mozilla mund të mbijetojë pa Netscape. AOL ndihmoi në krijimin fillestar të Fondacionit Mozilla, në transferimin e hardware-ve dhe pronën intelektuale të organizatës, punësoi një ekip tre-anëtarësh, në tre muajt e parë të krijimit së saj, për të ndihmuar me tranzicionin dhe i dhuroi $2 milionë Fondacionit përgjatë dy viteve.
Financimi
RedaktoFondacioni Mozilla financohet nga bamirësitë dhe ″kryesuesit e kërkimit″.
Financimi[1] fillestar erdhi nga AOL në 2003, që ka dhuruar US$2 milion dhe nga Mitch Kapor, i cili dhuroi US$300,000.Grupi ka statusin e taksa-përjashtuesit sipas nenit 501 (c) (3) të kodit tatimor të SHBA, edhe pse nëndega e Korporatës së Mozilla-s është e tatueshme.
Në vitin 2006, Fondacioni Mozilla ka përfituar US$66.800.000 të ardhura, nga të cilat US$61.500.000 janë përfituar nga ″kryesuesi i kërkimit″ Google.
Referime
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- "Mozilla Foundation Forms New Organization to Further the Creation of Free, Open Source Internet Software, Including the Award-Winning Mozilla Firefox Browser". Mozilla Press Center. Marrë më 3 gusht 2005.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)