Fondi Global për HIV/AIDS, Tuberkulozin dhe Malarien
Fondi Global për HIV/AIDS, Tuberkulozin dhe Malarien (Anglisht : The Global Fund to Fight AIDS, Tuberculosis and Malaria), u ngrit në janar të vitit 2002 si një instrument financiar, plotësues i programeve ekzistuese për këto sëmundje. Qëllimi i këtij fondi global për këto sëmundje është që të tërheqë, menaxhojë dhe nxjerrë burime shtesë përmes partneritetit privato-publik. Kjo do të çonte në një pakësim të infeksioneve, sëmundjeve edhe vdekjeve të shkaktuara nga këto tre sëmundje.