Forcat Ajrore Bullgare (bullgarisht: Voennovazdushni sili) është një nga 3 degët e Ushtrisë së Bullgarisë, dy të tjerat janë Marina Bullgare dhe Forcat Tokësore Bullgare. Misioni i saj është të ruajë dhe të mbrojë sovranitetin e hapësirës ajrore bullgare dhe së bashku me degët e tjera të mbrojë integritetin territorial. Forcat Ajrore Bullgare janë një nga forcat ajrore më të vjetra në Evropë dhe në botë. Kohët e fundit ajo ka marrë pjesë aktive në misione dhe stërvitje të shumta të NATO-s në Evropë.

Stema e Forcave Ajrore Bullgare.

Komandanti aktual i Forcave Ajrore Bullgare është gjeneralmajor Dimitar Hristov Petrov.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto