Forcat e Armatosura të Bahreinit
Forca e Mbrojtjes së Bahreinit (FMB) është forca ushtarake e Mbretërisë së Bahreinit. Forca e Mbrojtjes së Bahreinit është nën komandën dhe udhëheqjen e drejtpërdrejtë të një komandanti të përgjithshëm që mban gradën e marshallit të fushës. Qeveria ka një Ministër të Çështjeve të Mbrojtjes, përgjegjës për përfaqësimin e FMB-së në Kabinet.
FMB-ja ka rreth 18,000 personel[1] dhe përbëhet nga Forcat Ajrore Mbretërore të Bahrejnit, Ushtria Mbretërore e Bahrejnit, Marina Mbretërore e Bahrejnit dhe Garda Mbretërore. Përveç FMB-së, në Ministrinë e Brendshme raportojnë edhe forcat e sigurisë publike dhe roja bregdetare.
Në janar 2008, Princi i Kurorës Salman bin Hamad bin Isa Al Khalifa, u emërua si Zëvendës Komandant Suprem,[2] ndërsa Khalifa bin Ahmed Al Khalifa u emërua si Komandant i Përgjithshëm i FMB-së.[3] Shefi i Shtabit të FMB-së është Gjenerali-Lejtnant Theyab bin Saqer Al Noaimi.
Mbështetja e GCC-së
RedaktoBahreini, në bashkëpunim me partnerët e tij GCC, ka lëvizur për të përmirësuar mbrojtjen e tij në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga luftërat Iran-Irak dhe Gjirin Persik.
Në vitin 1982, GCC i dha Bahreinit 1.7 miliardë dollarë për të ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes së tij. Shpenzimet e mbrojtjes së Bahreinit që nga viti 1999 kanë qenë të qëndrueshme. Qeveria shpenzon rreth 320 milionë dollarë në vit për ushtrinë.
- ^ "Bahrain". The 2011 US Department of State Background Notes. United States Department of State. Marrë më 2 mars 2012.
The Bahrain Defense Force (BDF) numbers about 113,000 personnel.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Royal Decree No 1 of the Year 2008 on the Appointment of the Deputy Supreme Commander". Official Gazette of the Kingdom of Bahrain. 6 janar 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Royal Decree No 2 of the Year 2008 on the Appointment of the Commander-in-Chief of the Bahrain Defence Force". Official Gazette of the Kingdom of Bahrain. 6 janar 2008. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)