Formacionet politiko-ushtarake në Kosovë 1943-1944

Fadil Hoxha

Formimi i njësiteve partizane më 1943 dhe aksionet e tyre

Redakto

Pas aksionit të Llojanit, Aradhja Partizane Zejnel Hajdini nën komandën e Fadil Hoxhës, më 3 janar 1943, kreu sulmin kundër kolonës fashiste në Carralevë, ku u vranë 21 ushtarë italianë dhe komandanti i karabinierisë së Prizrenit. Nga radhët e partizanëve u vra Abdullah Shabani, që konsiderohet si dëshmori i parë nga Kosova gjatë Luftës se Dytë Botërore.

Pas aksionit të Carralevës, në janar të vitit 1943, u formua Aradhja Partiazane Emin Duraku, kurse në maj të vitit 1943 u formua edhe Aradhja e Sharrit.

Në mars të vitit 1943, Aradhja Emin Duraku kreu sulmin kundër forcave fashiste italiane në Shën Mëri, ku u vran 25 italianë dhe u dogjën disa kamionë të fashistëve.

Në verë të vitit 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës. Komandant u emërua Fadil Hoxha. Detyra e shtabit ishte t'i kordinonte veprimet luftarake të njësiteve partizane të Kosovës.

Në shtatorin e vitit 1943, Aradhja Partizane e Sharrit, që numëronte mbi 80 luftëtarë, shkoi të ndihmonte luftën antifashiste në Dibër. Më pas, më 22 shtator 1943, u formua Aradhja Partizane e Kosovës e cila së bashku me batalionin maqedon e çliroi Kërçovën dhe mori pjesë në çlirimin e Gostivarit. Më 11 nëntor 1943 nga njësit kosovare dhe ato maqedone u formua Brigada Kosovaro-Maqedone, e cila luftoi në Maqedoni, në Shqipëri e në Greqi.

Lidhja e Dytë e Prizrenit

Redakto

Më 16-20 shtator 1943, në Prizren u mbajt Kuvendi Themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Në kuvend morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Dibra, Struga, Tuzi, Ulqini, Pazari i Ri (Novi Pazari), Rozhaja etj. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror prej 7 vetash në krye me Rexhep Mitrovicën.

Në programin e vet Lidhja e Dytë e Prizrenit angazhohej për një Shqipëri etnike. Lidhja kishte edhe organin e vet Lidhja e Prizrenit përmes së cilës propagandohej domosdoshmëria e mbrojtjës së kufijve etnikë.

Konferenca e Bujanit

Redakto

Konferenca e Parë e Këshillit Nacionalçlirimtarë për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit u mbajt më 31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944 në Bujan të Malësisë së Gjakovës. Në të morën pjesë 49 delegatë: 43 shqiptarë dhe 6 serbë. Konferenca zgjodhi kryesinë prej 9 vetash me Mehmet Hoxhën kryetarë dhe Rifat Berishën e Pavle Joviçeviqin si nënkryetarë, kurse anëtarë u zgjodhën: Xheladin Hana, Fadil Hoxha, Hajdar Dushi, Zekeria Rexha, Milan Zeçar dhe Ali Shukriu

Pas diskutimeve të shumta thuhet se Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashku me Shqipërinë.

Pra, Konferenca e Bujanit shqipërtarëve ua njohu të drejtën për vetëvendosje dhe për bashkim me Shqipërinë. Populli i Kosovës i mirëpriti vendimet e Konferencës së Bujanit, kurse udhëheqja e PKJ-së i kundërshtoi ato.

Lufta antifashiste më 1944 dhe çlirimi i Kosovës

Redakto

Në qershorë të vitit 1944 u formua Brigada e Parë Sulmuese e Kosovës dhe më pas edhe shtatë Brigada e Luftës Nacionalçlirimtare, ku bënin pjesë 50.000 luftëtarë të të gjithë popujve të Kosovës.

Në gjysmën e dytë të nëntorit 1944, Kosova u çlirua nga fashizmi.

Qytete e Kosovës u çliruan nje nga një: Gjakova me 9 nëntorë, Presheva dhe Gjilani me 16 nëntorë, Ferizaji, Peja dhe Prizreni me 17 nëntorë, Prishtina më 19 nëntorë dhe Mitrovica me 23 nëntorë 1944.