Format e zhvillimit profesional të mësuesit në Shqiperi dhe kualifikimi i tyre

Koncepti mbi zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesit

Format e zhvillimit profesional të mësuesit

Kualifikimet e mësuesit

1. Koncepti mbi zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesit Redakto

Cdo mësues pasi është formuar licensuar dhe është punësuar në institucionet arsimore, bëhet pjesë e edukimit në vazhdim. Zhvillimi i vazhduar profesional i mësuesit si në cdo profesion tjetër është një process mjaft i rëndësishëm. Nëpërmjet zhvillimit të vazhduar profesional mësuesit kërkojnë të cojnë më tej profesionalizmin e tyre. Sipas David Carr (2006) profesionet nëpërmjet profesionalizmit sigurojnë një shërbim publik të rendësishëm[1]; ata përfshijnë një ekspertizë bazë praktike dhe teorike; kanë dimension etik të dallueshëm që shprehet në kodin praktik të tyre; kanë organizim dhe rregulla për qëllime rekrutimi dhe disiplinës; praktikuesit e profesioneve kërkojnë një shkallë të lartë të autonomisë individuale- pavërësi në gjykim- për praktikë efektive.

Zhvillimi i vazhduar profesional i mësuesve siguron përditësim dhe zhvillim të komptencave të stafit të mësimsdhënësve, duke përfshirë zotërimin e aftësive të reja, sipas nevojave arsimore dhe kurrikulës arsimore, si dhe në varësi të kërkesave për adaptimin e kompetencave të stafit të mësimdhënësve ndaj ndryshimeve në sistemin arsimor.[2]

Ministria e Arsimit dhe e Sportit bashkë me ASCAP janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e sistemit të zhvillimit të vazhduar profesional të mësuesit. Me qëllimin fuqizimin e kapaciteteve të punonjësit arsimor dy akte ligjore janë përpiluar: Udhëzimi nr.1, dt 20.01.2017 “Për funksionimin e sitemit të vazhduar profesional për personelin arsimor” dhe Urdhri i Ministrit të Arsimit dhe sporteve nr 75, dt 16.02.2017 “ Për komisionin e akredititmit për programe trajnimi për personelin arsimor në arsimin parauniversitar”[3]. Një akt tjetër ligjor i rëndësishëm është Udhëzimi nr 16. 28.07.2021 “Për organizimin dhe funksionimin e sistemit të zhvillimit të vazhduar profesional të punonjësve arsimorë”. Sipas tij “ Qëllimi i zhvillimit profesional të punonjësve arsimorë në institucionet arsimore të arsimit parauniversitar është përditësimi i njohurive dhe zhvillimi i kompetencave të tyre, në mënyrë që t’u sigurojë të gjithë nxënësve shërbim cilësor”. [4]

2. Format e zhvillimit profesional të mësuesit Redakto

Format e zhvillimit profesional të mësuesve janë:

a) zhvillimi i brendshëm profesional- kryhet në nivel institucioni arsimor. Drejtuesi i shkollës realizon planin vjetor për trajnimin e  brendhsëm të stafit pedagogjik.

b) trajnimet – agjesnistë trajnuese të akredituara i zhvillojnë këto trajnime. Ato janë: të drejtpërdrejta, në distancë i kombinuar dhe trajnim vetëm në distancë. Punonjësi arsimorë duhet të përfitojë së paku një trajnim me një kredit në vit

c) rrjetet profesionale – organizohen në nivel ZA (Zyrë Arsimore). Në takimet e rrjetit arsimor mësuesit duhet të takohen jo më pak se një herë në muaj. Këto takime zhvillohen pa cënuar procesin mësimor dhe në to trajtohen tematika për praktikën e punës së përditshme, të planifikuara nga drejtuesi i rrjetit në bashkëpunim me anëtarët e tij.

d) këshillimet – organizohen nga DPAP-ja, DRAP-et, ZVAP-et kryesisht për cështje të punës së përditshme dhe për zbatime të udhëzimeve të reja të MAS, ASCAP ose QSHA.

e) kurset afatshkurtra dhe kurset afatgjata[5]

d) një formë tjetër e zhvillimit profesional të mësuesit është dhe vetedukimi i mësuesve. Vetedukimi në profesionin e mësuesit so të thotë të edukosh veten  individualisht dhe profesionalisht bazuar në kërkesat tuaja dhe nevojat tuaja profesionale[6].

3. Kualifikimi i mësuesve në Shqipëri Redakto

Politika e profesionit të mësuesit përfshin përgatitjen e mësuesve, zhvillimin e vazhdueshëm profesional si dhe kualifikimin e mësuesve. Zhvillimin profesional të mësuesve e planifikon institucioni arsimor, sipas nevojave të mësuesve dhe në përputhje me politikat arsimore qendrore, vendore dhe të institucionit.[7]

Kualifikimi i mësuesve ndryshe përfaqëson gradimin e tij. Kualifikimi i mësuesve parashikon tri kategori: kategoria e parë: «Mësues mjeshtër»; kategoria e dytë: «Mësues i kualifikuar»; kategoria e tretë: «Mësues specialist». Rritja në kategori e mësuesit bëhet bazuar në përvojën, trajnimin dhe pasi të ketë dhënë me sukses provimin përfundimtar të kategorisë përkatëse të kualifikimit. Kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve përcaktohen me udhëzim të ministrit të arsimit. Çdo kategori kualifikimi shoqërohet me një shtesë në pagë, masa e së cilës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave[8]. Mësuesi i cili nuk ka plotësuar përvojën e punës për të përfituar katëgorinë e tretë cilësohet si mësues i paklasifikuar.


[1] Carr D, Professionalism and ethics in teaching, Routledge 2006, 23

[2] Continuing Professional Development for Teachers Working in Early Childhood and School Education https://eacea.ec.europa.eu/national-policies/eurydice/content/continuing-professional-development-teachers-working-early-childhood-and-school-education-61_en  konsultuar më 08.12.2021

[3] Continuing Professional Development for Teachers Working in Early Childhood and School Education  https://eacea.ec.europa.eu/national-policies/eurydice/content/continuing-professional-development-teachers-working-early-childhood-and-school-education_en

[4] http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/07/Udhezim-Nr-16-date-28-7-2021.pdf

[5] http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/07/Udhezim-Nr-16-date-28-7-2021.pdf

[6] Dhimitri J, Karaguni M, Bardhoshi S, 2021. Self-directed learning dimensions and in-service geography teachers in Albania.  https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=985137; https://eprints.unite.edu.mk/848/1/EDUCATION%202021-30-38.pdf Arkivuar 9 dhjetor 2021 tek Wayback Machine  konsultuar më 08.12.2021

[7] Haxhiymeri E, Mita N, Raport i zhvillimit profesional dhe vlerësimi i mësuesve në Shqipëri”. 2014. https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Raport%20per%20vleresimin%20e%+20mesuesve.pdf[lidhje e vdekur] konsultuar më 08.12.2021