Forumi për Demokraci ishte një grup opozitar i krijuar në janar të vitit 1997, në mbështetje të protestuesve dhe opozitës kundër qeverisë dhe Presidentit Sali Berisha. Në krye të tij u vendosën Daut Gumeni i rekomanduar nga Soros, Fatos Lubonja nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja ishte e njohur për qëndrimet anti-Berishë) dhe Kurt Kola që ishte Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë (gjithashtu borxhli tek Populli). Forumi u formua nga 3 partitë e opozitës Partia Socialiste, Partia Social-Demokrate dhe Partia Aleanca Demokratike me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri të kryesuar nga Mariza Lino. Aktiviteti i Forumit u shtri gjatë gjithë muajit shkurt, gjatë të cilit organizoi shumicën e protestave në Tiranë dhe Vlorë. Pavarësisht se deklaronte se protestat do të ishin paqësore, çdo protestë e organizuar nga Forumi u kthye e dhunshme. Kërkesat kryesore të Forumit ishin: Dorëheqja e qeverisë, dorëheqja e Presidentit, zgjedhje të parakohshme dhe kthim të plotë të parave të shqiptarëve që i kishin humbur në skemat piramidale. Forumi mbështeti pa kushte grevën e urisë të studentëve vlonjatë dhe bëri thirrje për dialog të kushtëzuar me Presidentin Berisha. Me fillimin e rebelimit të armatosur, pas ngjarjes së 28 shkurtit, roli i Forumit u zhduk dhe më 4 mars 1997, Forumi për Demokraci u zëvëndësua nga Komitetet e Shpëtimit Publik.

Forumi për Demokraci
KryetarDaut Gumeni, Fatos Lubonja, Kurt Kola
Data e krijimit30 janar 1997
ShtypiZëri i Popullit, Koha Jonë

Referime

Redakto
  • Rënia e Demokracisë”, Afrim Krasniqi, 1998, Eurorilindja