Franjo Pllavshiq
Franjo Pllavshiq , lindi në Prevlac, Kroaci më 29 shtator të vitit 1946, është inxhinjer i diplomuar i teknologjisë.
Biografia
RedaktoNë fshatin e lindjës kreu shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Vinkovac më 1965. Studioj në fakultetin Teknologjik në Zagreb, pas diplomimit më 1970, punësohet në Plivë.
Magjistroj në fakultetin amë më 1973. Në vitin 1976, kaloj në Rebro si udhëheqës i Entit për toksikologji dhe farmakokinetikë klinike, në ndërkohë doktoroj më 1981 në fakultetin Tehnologjik. Pas vitit 1990 shërben si profesor i rregullt në fakultetin farmaceutik - biokimik në Zagreb, si dhe në funksionin e udhëheqësit të cekur më lartë, deri më 1993.
Prof. dr. Franjo Plavshiq, perveç punës profesionale në fakultet prej 1993 deri më 1998 ka qenë dhe udhëheqës i Qendrës për hulumtimet biomedicinale në KBC Zagreb. Prej 1998 deri më sot është drejtor i Entit Kroat për Toksikologji.
Në kohën e lirë merret me letërsi. Deri më tani ka botuar 2 romane, dy përmbledhje tregimesh. Pllavshiq është anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kroacisë.
Sot (2008) jeton dhe punon në Zagreb.