Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) (lexo : Frankfurta Allgemajne Cajtung) është gazetë ditore regjionale në Gjermani.

Titulli i gazetës
Titulli i gazetës

Për nga politika është liberale-konservative ndërsa nga struktura legjislative e kësaj gazete llogaritet si shoqëri aksionarësh. FAZ i takon shoqërisë së shtëpive botuese të pavarura në Gjermani dhe është gazetë e pavarur nga partitë politike apo organizata tjera.

Tirazhi i gazetave të shitura në çerekun e parë të 2006-ës, llogaritet të jetë diku 363,465 copë brenda intervalit javorë (nga e hëna deri të shtunën).