Fuad Berani
Fuad Berani (1979-1999), fëmijë i zakonshëm i çerekut të fund shekullit të kaluar, i cili mbet njollë e zezë humanizmit suedezë, shqiptarë nga Kosova.
Familja e Fuadit mërgoi në Sudedi për gjerë sa ai ishte 13 vjeçar. I ati i Fuadit, Qemaili me profesion ishte minatorë në "Trepçë". Mbas grevave të minatorëve të Trepçës dhe aksionit të dëbimit e përndjekjes së shqiptarëve nga vendet e punës, ai vendosi të merrte udhën e mërgimit.
Për derisa Fuadi në paqen suedeze të qytetit Boxholmit filloi të jetojë jetën e një fëmijë, duke u angazhuar në kohë të lirë edhe në një klub futbolli të moshatarëve të tij, i ati e tij paraqet kërkesën për vendqëndrim në Suedi pranë shtetit suedezë. Këtë kërkesë e refuzoi shteti suedezë me arsyetimin se aktivitet shoqërore (sindikale) nuk paraqesin rrezik për vendqëndrim në Kosovë. Kështu në vitin 1994, Fuadi dhe familja e tij, sikurse mbi 35 000 shqiptarë të tjerë që gjendeshin në Suedi, u deportuan nga organet shtetërore suedeze për në Kosovë.
Në Kosovë, mbasi Fuadi mbushi të tetëmbëdhjetat ishte i obliguar që të shkonte në shërbim të ushtrisë që gjendej nën kontrollin e Milloshevqit. Fuadi shkuarjen në këtë ushtri e shihte si shkuarje në varr dhe nga frika e arrestimit, vazhdoi të qëndroi legalisht në Kosovë. Pas shtimit të dhunës serbe mbi popullsinë shqiptare dhe zvogëlimit të hapësirës së ilegalitetit, Fuadi vendosi të i bashkëngjitet ilegalëve tjerë që tashmë ishin armatosur dhe ishin mbledhur nën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbas dy muaj jete të përbashkët me shokët e tij në UÇK, Fuadi vritet nga forcat e armatës serbe.
Rreth jetës së Fuadit dhe deportimit të tij, të familjes së tij dhe deportimit e dëbimit të mbi 35 000 shqiptarëve të tjerë ndër të cilët ishin shumë moshatarë të Fuadit, Radio Televizioni i Suedisë në rubrikën "Uppdrag Granskning" ka emituar dokumentarin "Tillbaka till Kosovo".[1].