Fuat Dushku (22 mars 1933 - 8 korrik 2002) Skulptor shqiptar, Artist i Merituar, Laureat i Cmimit te Republikes.

Fuat Dushku lindi ne Korce, ne 22 mars 1933. Studio ne Liceun Artistik Tirane, vitet 1951-1955 me profesoren e mirnjohur Kristina Koljaka.

Studimet e larta i vazhdoi ne Prage, (Cekosllovaki) nga viti 1955-1961 ne Akademinë te Arteve te Aplikuara, dega skulpture dhe qeramike, me profesorin Otto Eckert.

Pas kthimit nga studimet e larta 6 vjeçare ne vitin 1961, filloi punen ne Fabriken e Porcelanit si modelist.

Nga viti 1965 deri ne vitin 1980 punoi ne Ndermmarjen Artistike Migjeni si drejtues artistik.

Petagog (i jashtem) Instituti i Larte i Arteve. Dega Qeramike.

Ne vitin 1980 u emerua drejtor i Galerise Kombetare te Arteve Figurative ne Tirane, sot Galeria Kombetare e Arteve, detyre qe e mbajti deri ne vitin 1988. Ne vitin 1988 doli si krijues i lire.

Fuat Dushku ben pjese, ne grupin e skulptoreve te pare qe levruan artin e qeramikes artistike ne Shqiperi.

Gjate krijimtarise se tij ka krijuar rreth 300 a me shume vepra, skulpture monumentale, shtatore, portrete kryesisht, bronx, allci, mermer, gur, alabaster, dru, si dhe punime e kompozime te shumta ne qeramike.

Disa nga veprat kryesore.

Permendore kushtuar lufterave te Skenderbeut, Prenjas 1968, reliev ne bronx.

Monumenti i kater heroinave te Mirdites, Reshen 1970(bashkeautor) bronx.

Monumenti i Bajram Curit, Tropoje 1982, bronx.

Monumenti i Rezistences, Durres 1989(bashkeautor) bronx.

Monumenti i filozofit gjerman Georg Christoph Lichtenberg, Göttingen, 1993, bronx.

Ka marre pjese ne shume ekspozita brenda dhe jashte vendit. Disa nga veprat jane:

- porteti i heroines Zonja Curre, allci 1969, GKA.

- figura e Spiro Ballkamenit, kompozim allci 1979, GKA.

- portret, vajza ime, bronx, 1984, GKA/

- portret Sami Frasheri allci, 1983, Muzeu Historik Kombetar.

- portet punetori 1975 allci GKA.

- eksperimenti, kompozim brox, GKA.

- portreti i Garibaldit, dru, GKA.

- vajza qe kendon, portret ne terrakote, 1988.

- Aleksander Xhuvani, portret dru, 1987, Galeria e Arteve Elbasan.

- portret naftetari, bronx, GKA.

- fondatori, shtatore bronx, GKA.etj.

Fuat Dushku realizoi figura te shumta, ne qeramike, ai dhe eshte autor i nje game te gjere punimesh; statuja ne qeramike, vazo qeramike, kompozime dhe pjata dekorative ne qeramike.

Aktivitete pjesmarrje.

- 1963 ekspozite qeramike bashkeautor, ne Klubin e Artisteve.

- 1973 ekspozitë vetiake e qeramikes artistike ne Sallonin e Artit Tirane

- 1988 ekspozite vetiake e qeramikes artistike ne GKA

- 1972 pjesmarres ne Bienalen e Aleksandrise, Egjipt.

- 1979 pjesmarres ne Bienalen e Aleksandrise Egjipt.

- 1986 pjesmarrje ne ekspoziten nderkombetare Ankara, Turqi.

- 1979 pjesmarres dhe kurator i ekspozites se arteve figurative, Prishtine, Kosove.

- pjesmarres ne ekspoziten e artit shqiptar ne Rome, 1985

- autor ne 6 cikle televizive ne vitin 1975 mbi artet e aplikuara, rolin e tyre estetik.

- pjesmarres ne botime, 1970 albumi Arte Figurative Shqiptare etj.

Pjesmarres ne mbi 140 ekspozita Kombetare me krijimtari ne skulpture, relief, portret, kompozim, punime ne qeramike dhe fitues i shume cmimeve.

Numer i madh i veprave te Fuat Dushku, gjenden ne fondin kombetar, Galeria Kombetare e Arteve.<ref>http://www.panorama.com.al/ish-sopranoja-irena-gjergo-bashkeshortja-e-skulptorit-fuat-dushku-si-ma-fshine-emrin-nga-opera-per-nje-kusheri-ne-greqi/http://www.panorama.com.al/ish-sopranoja-irena-gjergo-bashkeshortja-e-skulptorit-fuat-dushku-si-ma-fshine-emrin-nga-opera-per-nje-kusheri-ne-greqi/