Fundi i arianitëve
Fundi i arianitëve me Autor: Franz Babinger. Shtëpia Botuese "Plejad" Tiranë, 2004. Faqet e librit 128.
E strukturuar si një studim i kryer për akademinë bavareze në vitin 1960, nga historiani i njohur gjerman Franc Babinger, ky libër arrin të hedhë dritë mbi jetën dhe veprën e pinjollit të fundit të arianitëve, njërit prej fiseve më të lavdishme shqiptare të epokës së Skënderbeut dhe më pas. Megjithatë, vlera më e madhe e veprës qëndron në faktin se ajo shërben si një shembull i përkryer i mënyrës shkencore se si duhet të trajtohet një subjekt historik.