Funksionet dhe kompetencat e Presidentit së Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë është kryetar i shtetit dhe perfaqëson unitetin e popullit. Presidenti mund te zgjidhet vetëm shtetasi shqipëtar që nga lindja me qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjec.

Mënyra e zgjedhjes së Presidentit të Republikës

Redakto

Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim te fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej 3/5-ve të të gjithë anëtarëve të tij. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve behet një votim i tretë.Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet 2 kandidatëve që kanë marrë numrin më të madhe të votave. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej 2 kandatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej 2 kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk zgjedh Presidentin ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.Kuvendi pasardhës zgjedh presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

Mandati i Presidentit

Redakto
  1. Presidenti i Republikës, në cdo rast zgjidhet për 5vjet me të drejtë rizgjedhje vetëm njëherë.
  2. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit Presidencial paraardhës.
  3. Presidenti fillon detyrën pasi bën betimin para Kuvendit por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet.

Presidenti bën këtë betim:”Betohem se do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do ti respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do ti shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit Shqiptar”.

  1. Presidenti që jep dorheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që bëhen pas dorëheqjes së tij.

Kompetencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Redakto

Kompetencat të cilat i ushtron Presidenti i Republikës janë:

Thirrja e Kuvendit:

  1. Kuvendi i posazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga perfundimi i zgjedhjeve.
  2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar.

Shpallja e Ligjeve: Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

Kthimi i Ligjit:

  1. Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
  2. Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Bën emërimin dhe shkarkimin e ministrave: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës,me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

Bën emërimin e gjyqtarëve: Anëtarët e Gjykatës së lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

Bën emërimin e Prokurorëve:

  1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
  2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit,për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rëndë të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e Prokurorit.
  3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.

Komandant i Forcave të Armatosura: Presidenti i Republikës është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.

Shpall Gjendje Lufte: Në rastë agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës. Në rastë kërcënimësh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrveshje ndërkombëtare,Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të cmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshme.

Shkarkimi i Presidentit

Redakto

Mund të shkarkohet për një shkelje të rëndë të kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se ¼-ta e anëtarëve të kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3-ta e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në rast kur Presidenti nuk mund të ushtrojë funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën e tij për më shumë se 60 ditë , Kuvendi me 2/3-ta e të gjithë anëtarëve vendos dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuse e cila verteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë së ushtrimit të funksionit të tij, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit fillon brenda 10 ditëve nga dita e vertetimit të pamundësise.

Referime

Redakto

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DEMOKRACIA PARLAMENTARE – ARSIM BAJRAMI