Funksionet dhe kompetencat e Presidentit së Shqipërisë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë është kryetar i shtetit dhe perfaqëson unitetin e popullit. Presidenti mund te zgjidhet vetëm shtetasi shqipëtar që nga lindja me qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjec.
Mënyra e zgjedhjes së Presidentit të Republikës
RedaktoKandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim te fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej 3/5-ve të të gjithë anëtarëve të tij. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve behet një votim i tretë.Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet 2 kandidatëve që kanë marrë numrin më të madhe të votave. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej 2 kandatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej 2 kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk zgjedh Presidentin ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.Kuvendi pasardhës zgjedh presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
Mandati i Presidentit
Redakto- Presidenti i Republikës, në cdo rast zgjidhet për 5vjet me të drejtë rizgjedhje vetëm njëherë.
- Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit Presidencial paraardhës.
- Presidenti fillon detyrën pasi bën betimin para Kuvendit por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet.
Presidenti bën këtë betim:”Betohem se do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do ti respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do ti shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit Shqiptar”.
- Presidenti që jep dorheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që bëhen pas dorëheqjes së tij.
Kompetencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë
RedaktoKompetencat të cilat i ushtron Presidenti i Republikës janë:
Thirrja e Kuvendit:
- Kuvendi i posazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga perfundimi i zgjedhjeve.
- Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar.
Shpallja e Ligjeve: Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.
Kthimi i Ligjit:
- Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
- Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Bën emërimin dhe shkarkimin e ministrave: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës,me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
Bën emërimin e gjyqtarëve: Anëtarët e Gjykatës së lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
Bën emërimin e Prokurorëve:
- Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
- Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit,për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rëndë të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e Prokurorit.
- Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
Komandant i Forcave të Armatosura: Presidenti i Republikës është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.
Shpall Gjendje Lufte: Në rastë agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës. Në rastë kërcënimësh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrveshje ndërkombëtare,Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të cmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshme.
Shkarkimi i Presidentit
RedaktoMund të shkarkohet për një shkelje të rëndë të kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se ¼-ta e anëtarëve të kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3-ta e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në rast kur Presidenti nuk mund të ushtrojë funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën e tij për më shumë se 60 ditë , Kuvendi me 2/3-ta e të gjithë anëtarëve vendos dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuse e cila verteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë së ushtrimit të funksionit të tij, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit fillon brenda 10 ditëve nga dita e vertetimit të pamundësise.
Referime
RedaktoKUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DEMOKRACIA PARLAMENTARE – ARSIM BAJRAMI