Fushëgropa e Pollogut
Fushëgropa e Pollogut është fushëgropë e ulët, dhe gjendet në 380–550 m mbi nivelin e detit. Fushëgropa e Pollogut shtrihet midis maleve të Sharrit dhe të malit të thatë të Shkupit. Ajo ka shtrirje gati meridionale dhe është e gjatë 44 km dhe e gjerë 7 km(perëndim –lindje), me një sipërfaqe prej 250 km2. Nga sipërfaqja ajo është menjëherë pas asaj të Pellagonisë dhe të Shkupit. Përbëhet prej fushëgropës së Tetovës dhe të Gostivarit. Edhe kjo, sikurse edhe fushëgropat e tjera, në ndërtimin gjeologjik diferencohet për formacione të reja gjeologjike, përkatësisht sedimentet e kuaternarit. Në tërë gjatësinë e përshkon lumi Vardar, i cili në këtë pjesë i ka të gjitha tiparet e lumit fushor, me shtrat të gjerë dhe të cekët dhe me rrjedhje me shumë gjarpërime. Mungesa e reshjeve atmosferike që e karakterizon këtë krahinë kompensohet me ujërat e lumit Vardar. Reshjet mesatare vjetore janë në mes 600 e 800 mm.