Fusha e Ulqinit
Fusha e Ulqinit është një fushë që ndodhet në territorin e Komunës së Ulqinit, Mali i Zi. [1]
Vështrim
RedaktoFusha e Ulqinit shtrihet në pjesën lindore dhe jugore të komunës së Ulqinit, midis zonës 1. Bunë në lindje e juglindje, detit Adriatik në perëndim, dhe qytetit të Ulqinit në veriperëndim. Kjo fushë përshkohet nga një numër i vogël përrenjsh, më i madhi prej të cilëve është përroi i Bardhelës. Këtu gjendet edhe Liqeni i Zogajve. Brenda saj dallohet fusha e Zogajve dhe ajo e Shtojit, që shquhet për rendimente të larta bujqësore, sidomos të perimeve. Kjo fushë dikur përmbytej nga vërshimet e lumit të Bunës, ndërsa në vitin 1947 është ndërtuar një argjinaturë, duke e mënjanuar këtë dukuri përgjithmonë. Më parë fusha mbillej me drithëra buke, pemë frutore si dhe kulture të tjera bujqësore ndërsa sot pjesa më e madhe është kullotë për blegtori. Rajoni i Fushës së Ulqinit është shumë i populluar.[1]
Sipas një studimi të viteve 80 të shekullit të kaluar, zhvilluar nga ekspertët e Organizatës Botërore të Bujqësisë (FAO), me seli në Romë, rezultoi se me përdorimin e masave bashkëkohore agroteknike Fusha e Ulqinit dhe Fusha e Anës së Malit mund të prodhojnë ushqim të shëndetshëm organik dhe të mbulojnë nevojat e gjysmës së popullsisë së Malit të Zi![2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2800. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ https://ul-info.com/fao-fusha-e-ulqinit-dhe-e-anes-se-malit-mund-te-ushqeje-gjysmen-e-malit-te-zi/
- ^ http://ul-info.com/ulqini-ne-telajo-fusha-e-ulqinit-ne-pikturen-e-pero-pocekut/