matematikë ose fizikë, fusha skalare është një funksion skalar vlera e së cilit i korrespondon një pike në hapësirë. Skalari mund të jetë ose një numër pa njësi (pa dimension) ose një madhësi fizike skalare (me njësi).

Një fushë skalare si temperatura ose shtypja, ku intensiteti i fushës përfaqësohet nga ngjyrat e legjendës.

Në kontekstin fizik, fushat skalare kërkohet të jenë të pavarura nga zgjedhja e sistemit të referimit. Kjo do të thotë se çdo dy vëzhgues që përdorin të njëjtat njësi do të bien dakord për vlerën e fushës skalare në të njëjtën pikë absolute në hapësirë (ose hapësirë-kohë) pavarësisht koordinatave të tyre lidhur me origjinën.

Shembuj të përdorur në fizikë përfshijnë shpërndarjen e temperaturës nëpër hapësirë, shpërndarjen e shtypjes në një lëng dhe fushat kuantike me spin zero të tilla si ajo e Higgsit. Këto fusha janë subjekt i teorisë së fushës skalare.