Futbolli për Miqësinë
Futbolli për Miqësinë është një program social ndërkombëtar i përvitshëm i organizuar nga PJSC Gazprom. Qëllimi i këtij programi është të edukojë fëmijë nga shtete të ndryshme për respektimin e kulturave dhe kombësive të ndryshme në futboll , të promovojë brezin e ri me vlerat esenciale dhe interesin për jetën e shëndetshme dhe cilësore.[1] Brënda kornizës së programit gjithashtu futbollistë tëvegjël të moshës 12 vjeç nga shtete të ndryshme[2] marin pjesë në forumin e përvitshëm ndërkombëtar të futbollit për fëmijë , kampionatin ndërkombëtar të “Futbolli për Miqësinë”, ditën nderkombëtare të “Futbolli për Miqësinë”.[3] Ky program mbështetet nga FIFA, UEFA, UN, Komiteti Olimpik dhe Paraolimpik ,qeveri dhe federata futbolli mga shtete të ndryshme , shoqëri ndërkombëtare bamirëse , organizata publike , klube futbolli nga më të rëndësishmet e planetit [98]. Organizatori global i programit është AGT Communications Group (Rusi).[4]
Historia
RedaktoFutbolli për Miqësinë 2013
RedaktoForumi i parë ndërkombëtar i fëmijëve Futbolli për Miqësinë u mbajt më 25 maj 2013, në Londër. Në të morën pjesë 670 fëmijë nga 8 vende: nga Bullgaria, Britania e Madhe, Hungaria, Gjermania, Greqia, Rusia, Serbia dhe Sllovenia. Rusia u përfaqësua nga 11 skuadra futbolli nga 11 qytete ruse që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës të FIFA-s në 2018. Në forum morën pjesë gjithashtu skuadrat e të rinjve të Zenit, Chelsea, Schalke 04, klubet e Crvena Zvezda-s, fituesit e ditës sportive të fëmijëve të Gazprom-it, dhe fituesit e festivalit Fakel.[5]
Gjatë forumit, fëmijët folën me moshatarët e tyre nga vendet e tjera, dhe futbollistë të famshëm, si dhe ndoqën finalen e Ligës së Kampioneve të UEFA-së në 2012/2013 në stadiumin Wembley.[6]
Rezultati i forumit ishte një letër e hapur në të cilën fëmijët formuluan tetë vlerat e programit: miqësinë, barazinë, drejtësinë, shëndetin, paqen, besnikërinë, fitoren dhe traditat. Më vonë letra iu dërgua krerëve të UEFA-s, FIFA-s dhe IOC-së. Në shtator 2013, gjatë një takimi me Vladimir Putinin dhe Vitali Mutkon, Sepp Blatter konfirmoi marrjen e letrës dhe deklaroi se ishte i gatshëm të mbështeste programin Futbolli për Miqësinë.[7]
Futbolli për Miqësinë 2014
RedaktoSezoni i dytë i programit Futbolli për Miqësinë u mbajt në Lisbonë më 23–25 maj 2014 dhe mbodhi më shumë se 450 adoleshentë nga 16 vende: Bjellorusia, Bullgaria, Britania e Madhe, Hungaria, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Rusia, Serbia, Sllovenia, Turqia, Ukraina, Franca dhe Kroacia. Futbollistët e rinj morën pjesë në forumin ndërkombëtar Futbolli për Miqësinë, një turne i futbollit të rrugës, dhe morën pjesë në finalen e Ligës së Kampioneve të UEFA-s 2013/2014. Fituesi i International Street Football Tournament në 2014 ishte skuadra e të rinjve Benfica (Portugali).[8]
Rezultati i sezonit të dytë të programit ishte zgjedhja e një udhëheqësi të lëvizjes Futbolli për Miqësinë. Ishte Felipe Suarez nga Portugalia. Në qershor 2014, si udhëheqës i lëvizjes, ai vizitoi turneun e nëntë ndërkombëtar të futbollit të të rinjve në kujtim të Yuri Andreyevich Morozov.[9]
Futbolli për Miqësinë 2015
RedaktoSezoni i tretë i programit social ndërkombëtar Futbolli për Miqësinë u mbajt në qershor 2015 në Berlin. Pjesëmarrës të rinj nga kontinenti aziatik – skuadrat e futbollit të fëmijëve nga Japonia, Kina dhe Kazakistani - morën pjesë për herë të parë në program. Në total, në sezonin e tretë morën pjesë skuadrat e të rinjve nga 24 klube futbolli nga 24 vende.[10]
Futbollistët e rinj folën me moshatarët e tyre nga vendet e tjera dhe yjet e futbollit botëror, përfshirë ambasadorin global të programit Franz Beckenbauer dhe morën pjesë gjithashtu në turneun ndërkombëtar të futbollit të rrugës ndërmjet skuadrave të të rinjve. Fituesi i International Street Football Tournament në vitin 2015 ishte skuadra e Rapid-it (Austri).[10]
Evenimentet e sezonit të tretë të programit Futbolli për Miqësinë u mbulua nga rreth 200 gazetarë nga mediat kryesore botërore, si dhe 24 reporterë të rinj nga Evropa dhe Azia, të cilët ishin anëtarë të Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit për Fëmijë.[10]
Kulmi i vitit 2015 ishte ceremonia e dhënies së Kupës së Nëntë vlerave, e cila u fitua nga klubi i futbollit të Barcelonës (Spanjë). Fituesi u zgjodh nga fëmijët, të cilët, në prag të Forumit, morën pjesë në votimin global të mbajtur në të 24 vendet pjesëmarrëse.[10]
Në fund të Forumit, të gjithë pjesëmarrësit ndoqën traditën e ndjekjes së finales së Ligës së Kampioneve të UEFA-s 2014/2015 në stadiumin olimpik në Berlin.[4]
Futbolli për Miqësinë 2016
RedaktoFillimi i Programit Ndërkombëtar të Fëmijëve, Futbolli për Miqësinë në vitin 2016 u dha si pjesë e një konference shtypi në internet e mbajtur më 24 mars në Mynih me pjesëmarrjen e ambasadorit global të programit të Franz Beckenbauer-it.[11]
Në sezonin e katërt të programit u bashkuan 8 skuadra të tjera të rinjsh nga Azerbajxhani, Algjeria, Armenia, Argjentina, Brazili, Vietnami, Kirgistani dhe Siria, kështu që numri i përgjithshëm i vendeve pjesëmarrëse arriti në 32.[12]
Më 5 prill 2016, votimi për trofeun unik, filloi Kupa e Nëntë Vlerave. Tifozë nga e gjithë bota morën pjesë në zgjedhjen e fituesit, por vendimi përfundimtar u mor nëpërmjet votimit nga pjesëmarrësit e programit Futbolli për Miqësinë. Kupa u fitua nga klubi i futbollit të Bajernit (Munih). Pjesëmarrësit në Futbolli për Miqësinë vunë në dukje aktivitetet e klubit për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe iniciativa për të dhënë trajtim për fëmijët në vende të ndryshme dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.[13]
Forumi i katërt ndërkombëtar i fëmijëve Futbolli për Miqësinë dhe ndeshja finale e turneut ndërkombëtar të fëmijëve në futbollin e rrugës u zhvillua më 27–28 maj 2016 në Milano. Fituesi i turneut ishte skuadra Maribor nga Sllovenia. Në fund të Forumit, pjesëmarrësit ndoqën traditën e ndjekjes së finales së Ligës së Kampioneve të UEFA-s. Evenimentet e Forumit u mbuluan nga më shumë se 200 gazetarë nga mediat kryesore botërore, si dhe Qendra Ndërkombëtare e Shtypit për Fëmijë, ku përfshiheshin gazetarë të rinj nga vendet pjesëmarrëse.[14]
Futbollistë të rinj nga klubi sirian Al-Wahda morën pjesë në sezonin e katërt Futbolli për Miqësinë, i cili ishte i jashtëzakonshëm. Përfshirja e ekipit sirian në mesin e pjesëmarrësve të programit dhe vizita e fëmijëve sirianë në evenimentet në Milano ishte një hap i rëndësishëm për kapërcimin e izolimit humanitar të vendit. Bordi editorial sportiv arab i kanalit televiziv ndërkombëtar Russia Today, me mbështetjen e Federatës Siriane të Futbollit, xhiroi një film dokumentar "Tre ditë pa luftë" për fëmijët që merrnin pjesë në projekt. Më 14 shtator 2016, më shumë se 7000 veta ndoqën premierën e filmit në Damask.[15]
Futbolli për Miqësinë 2017
RedaktoVendi i zhvillimit për projektin social ndërkombëtar të fëmijëve Futbolli për Miqësinë në vitin 2017 ishte Shën Petersburgu (Rusi), dhe evenimentet finale u mbajtën këtu nga 26 qershori deri më 3 korrik.[16]
Në 2017, numri i vendeve pjesëmarrëse u rrit nga 32 në 64. Për herë të parë, programi Futbolli për Miqësinë u ndoq nga fëmijë nga Meksika dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë, projekti mblodhi së bashku lojtarë të rinj nga katër kontinente - Afrika, Evropa-Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut.[17]
Në sezonin e pestë programi u zbatua në përputhje me një koncept të ri: një futbollist i ri nga çdo vend u zgjodh për ta përfaqësuar atë. Djemtë u bashkuan në tetë Skuadra të Miqësisë ndërkombëtare, të formuara nga djem dhe vajza 12-vjeçare, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.[18]
Përbërja e skuadrave të vendit dhe pozicionet e lojërave për përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse u përcaktua gjatë një shorti të hapur. Shorti u hodh në mënyrën e konferencës në internet. Në krye të tetë Ekipeve të Miqësisë ishin trajnerë të rinj: Rene Lampert (Slloveni), Stefan Maksimovich (Serbi), Brandon Shabani (Britania e Madhe), Charlie Sui (Kinë), Anatoly Chentuloyev (Rusi), Bogdan Krolevetsky (Rusi), Anton Ivanov (Rusi), Emma Henschen (Holandë). Liliya Matsumoto (Japoni), një përfaqësues i qendrës ndërkombëtare të shtypit të programit Futbolli për Miqësinë, mori pjesë po ashtu short.[19]
Fituesi i Kupës Botërore në programin Futbolli për Miqësinë 2017 ishte skuadra "portokalli", e cila kishte një trajner të ri dhe futbollistë të rinj nga nëntë vende: Rene Lampert (Slloveni), Hong Jun Marvin Tue (Singapor), Paul Puig I Montana (Spanjë), Gabriel Mendoza (Bolivi), Ravan Kazimov (Azerbajxhan), Khrisimir Stanimirov Stanchev (Bullgari), Ivan Agustin Casco (Argjentinë), Roman Horak (Republika Çeke), Hamzah Yusuf Nuri Alhavvat (Libi).[19]
Forumi ndërkombëtar i fëmijëve Futbolli për Miqësinë u ndoq nga Viktor Zubkov (kryetar i bordit drejtues të PJSC Gazprom), Fatma Samura (sekretare e përgjithshme e FIFA-s), Philippe Le Flock (drejtori i përgjithshëm tregtar i FIFA-s), Giulio Baptista (futbollist brazilian), Ivan Zamorano (sulmues kilian), Aleksandër Kerzhakov (futbollist rus) dhe të ftuar të tjerë, të cilët i vunë theksin promovimit të vlerave kyçe njerëzore te brezi i ri.[20]
Në 2017, projekti mblodhi së bashku më shumë se 600 000 vetë dhe më shumë se 1000 fëmijë dhe të rritur nga 64 shtete morën pjesë në evenimentet finale në Shën Petersburg.[21]
Futbolli për Miqësinë 2018
RedaktoNë vitin 2018 ishte vendosur që sezoni i gjashtë i këtij programi do të zhvillohej nga 15 shkurti deri më 15 qershor . Aktivitetet e mbylljes morën pjesë në Moskë vetëm pak ditë përpara fillimit të Kampionatit Botëror të futbollit FIFA 2018. Pjestarë të programit ishin futbollistë dhe gazetarë të rinj që përfaqësonin 211 shtete dhe rajone të botës.[22] Ndërsa hapja zyrtare për vitin 2018 u realizua në bazë të hartimit të këtij programi “Futbolli për Miqësinë” dhe u mbulua me transmetim të drejtpërdrejtë mbi rezultatet ashtu siç performuan 32 skuadrat ndërkombëtare miqësore.[23]
Në 2018 si pjesëmarëse të një misioni mjedisor gjithashtu , skuadrat e “Futbolli për Miqësinë” morën emra speciesh dhe kafshësh të rralla të rrezikuara me zhdukje .
Elefanti afrikan | Çita | Lemuri | Shimpanzeja |
Komodo Varan | Rinoqerontët | Peshkaqeni balenë | Gorilla perëndimore |
Majmuni Kipunji | Peshkaqeni engjëll | Mamuthi me tre gishta | Qukapiku perandorak |
Breshka Gjigante | Ariu polar | Kobra mbret | Saiga |
Gazella Addra | Ariu i thinjur | Gaviali indian | Kapuçini me ballë të bardhë |
Koala | Tigri siberian | Orangutangu | Zebra e Grévy |
Pinguini i Magelanit | Panda gjigante | Gjirafa e Rothschild | Balena gungaçe |
Zagari afrikan | Luani | Hipopotami | Luani i detit i Galapagosit |
Gjithashtu brënda kornizës të këtij misioni mjedisor , më 30 Maj 2018 nisi fushata ndërkombëtare e “Happy Buzz Day” në komitetin botëror të mbështesë organizata shpëtimtare për speciet e rrezikuara . Në këtë aksion morën pjesë parqet kombëtare dhe rezervatet natyrore të Rusisë , USA , Nepalit dhe Britanisë së Madhe.[24] Më tej, gjatë finaleve të programit “Futbolli për Miqësinë” në Moskë, pjestarët udhëtonin me autobuza ekologjikë që punonin me gaz natyror [86].[25]
Shtetet dhe rajonet që morën pjesë në programin “Futbolli për Miqësinë” 2018 :
1. Komonuelthi i Australisë
2. Republika e Austrisë
3. Republika e Azerbajxhanit
4. Republika Popullore Demokratike e Algjerisë
5. Ishujt Virgjinë të Shteteve të Bashkuara
6. Samoa Amerikane
7. Anguila
8. Antigua dhe Barbuda
9. Republika Arabe e Egjiptit
10. Republika e Argjentinës
11. Aruba
12. Barbados
13. Belize
14. Ishujt Bermuda
15. Republika Bolivariane e Venezuelës
16. Bosnja dhe Hercegovina
17. Ishujt Virgjinë Britanikë
18. Burkina Faso
19. Dukati i Madh i Luksemburgut
20. Hungaria
21. Republika Orientale e Uruguajit
22. Republika e Gabonit
23. Republika e Guinesë
24. Gjibraltari
25. Brunei Darussalam
26. Shteti i Izraelit
27. Shteti i Katarit
28. Shteti i Kuvajtit
29. Shteti i Libisë
30. Shteti i Palestinës
31. Grënada
32. Republika Greke
33. Gjeorgjia
34. Republika Demokratike e Timor-Leste
35. Republika Demokratike e Kongos
36. Republika Demokratike e São Tomé dhe Principe
37. Republika Demokratike Socialiste e Sri Lankës
38. Republika Dominikane
39. Mbretëria Hashemite e Jordanisë
40. Republika Islamike e Afganistanit
41. Republika Islamike e Iranit
42. Republika Islamike e Mauritanisë
43. Republika Italiane
44. Republika e Jemenit
45. Ishujt Kajman
46. Kanadaja
47. Republika Popullore e Kinës
48. Taipei Kinez (Tajvan)
49. Principata e Andorrës
50. Principata e Lihtenshtajnit
51. Republika e Bashkëpunimit të Guajanas
52. Republika Popullore Demokratike e Koresë
53. Mbretëria e Bahreinit
54. Mbretëria e Belgjikës
55. Mbretëria e Butanit
56. Mbretëria e Danimarkës
57. Mbretëria e Spanjës
58. Mbretëria e Kamboxhias
59. Mbretëria e Lesotos
60. Mbretëria e Marokut
61. Mbretëria e Holandës
62. Mbretëria e Norvegjisë
63. Mbretëria e Arabisë Saudite
64. Mbretëria e Svazilandit
65. Mbretëria e Tajlandës
66. Mbretëria e Tongës
67. Mbretëria e Suedisë
68. Republika e Kirgistanit
69. Kuraçao
70. Republika Popullore Demokratike e Laosit
71. Republika e Letonisë
72. Republika e Libanit
73. Republika e Lituanisë
74. Malajzia
75. Republika e Maldiveve
76. Shtetet e Bashkuara të Meksikës
77. Shteti Plurinacional i Bolivisë
78. Mongolia
79. Montserrat
80. Republika Popullore e Bangladeshit
81. Shteti i Pavarur i Papua Guinesë së Re
82. Shteti i Pavarur i Samoas
83. Zelanda e Re
84. Kaledonia e Re
85. Republika e Bashkuar e Tanzanisë
86. Emiratet e Bashkuara Arabe
87. Ishujt Kuk
88. Ishujt Tërks dhe Kajkos
89. Republika e Shqipërisë
90. Republika e Angolës
91. Republika e Armenisë
92. Republika e Bjellorusisë
93. Republika e Beninit
94. Republika e Bullgarisë
95. Republika e Botsvanës
96. Republika e Burundit
97. Republika e Vanuatit
98. Republika e Haitit
99. Republika e Gambias
100. Republika e Ganës
101. Republika e Guatemalës
102. Republika e Guinea-Bissau
103. Republika e Hondurasit
104. Republika e Xhibutit
105. Republikën e Zambisë
106. Republika e Zimbabvesë
107. Republika e Indisë
108. Republika e Indonezisë
109. Republika e Irakut
110. Republika e Irlandës
111. Republika e Islandës
112. Republika e Kazakistanit
113. Republika e Kenias
114. Republika e Qipros
115. Republika e Kolumbisë
116. Republika e Kongos
117. Republika e Koresë
118. Republika e Kosovës
119. Republika e Kosta Rikës
120. Republika e Bregut të Fildishtë
121. Republika e Kubës
122. Republika e Liberisë
123. Republika e Mauritius
124. Republika e Madagaskarit
125. Republika e Maqedonisë
126. Republika e Malavit
127. Republika e Malit
128. Republika e Maltës
129. Republika e Mozambikut
130. Republika e Moldavisë
131. Republika e Namibisë
132. Republika e Nigerit
133. Republika e Nikaraguas
134. Republika e Kapo Verde
135. Republika Islamike e Pakistanit
136. Republika e Panamasë
137. Republika e Paraguajit
138. Republika e Perusë
139. Republika e Polonisë
140. Republika e Portugalisë
141. Republika e Ruandës
142. Republika e San Marinos
143. Republika e Sejshelleve
144. Republika e Senegalit
145. Republika e Serbisë
146. Republika e Singaporit
147. Republika e Sllovenisë
148. Republika e Bashkimit të Mianmarit
149. Republika e Sudanit
150. Republika e Surinamit
151. Republika e Sierra Leones
152. Republika e Taxhikistanit
153. Republika e Trinidad dhe Tobago
154. Republika e Turkmenistanit
155. Republika e Ugandës
156. Republika e Uzbekistanit
157. Republika e Fixhit
158. Republika e Filipineve
159. Republika e Kroacisë
160. Republika e Çadit
161. Republika e Malit të Zi
162. Republika e Kilit
163. Republika e Ekuadorit
164. Republika e Guinesë Ekuatoriale
165. Republika e Salvadorit
166. Republika e Sudanit të Jugut
167. Republika e Kamerunit
168. Federata Ruse
169. Rumania
170. Hong Kong – Rajoni i Veçantë Administrativ i Republikës Popullore të Kinës
171. Shteti i Lirë i Asociuar i Porto Rikos
172. Irlanda e Veriut
173. Shën Vincent dhe Grenadinet
174. Shën Luçia
175. Republika Arabe e Sirisë
176. Republika Sllovake
177. Komonuelthi i Bahamas
178. Komonuelthi i Dominikës
179. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
180. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
181. Ishujt Solomone
182. Republika Socialiste e Vietnamit
183. Bashkimi i Komoros
184. Makao – Rajoni i Veçantë Administrativ i Republikës Popullore të Kinës
185. Sulltanati i Omanit
186. Tahiti
187. Territori i Guamit
188. Republika Togoleze
189. Republika e Tunizisë
190. Republika e Turqisë
191. Ukraina
192. Uellsi
193. Ishujt Faroe
194. Republika Federale Demokratike e Nepalit
195. Republika Federale Demokratike e Etiopisë
196. Republika Federative e Brazilit
197. Republika Federale e Gjermanisë
198. Republika Federale e Nigerisë
199. Republika Federale e Somalisë
200. Federata e Shën Kits dhe Nevisit
201. Republika e Finlandës
202. Republika Franceze
203. Republika e Afrikës Qendrore
204. Republika Çeke
205. Konfederata Zvicerane
206. Skocia
207. Eritrea
208. Republika e Estonisë
209. Republika e Afrikës së Jugut
210. Xhamajka
211. Japonia
Në kampionatin botëror “Futbolli për Miqësinë” 2018 morën pjesë 32 skuadra ndërkombëtare miqësore . Për herë të parë në historinë e këtij programi , finalja komentohej nga një komentator i ri nga Siria, Yazan Taha[26] dhe arbitrohej nga arbitri i ri rus, Bogdan Batalin[27]. Fituesi i kampionatit botëror “Futbolli për Miqësinë” ishte skuadra e “Shimpanzeve” e përbërë nga futbollistë të rinj prej Domenika, Shën Kits dhe Nevis, Malaui, Kolumbia, Benini dhe Republika Demokratike e Kongos. Vladislav Poliakov , një pjesëmarës i ri nga Sarasku i Rusisë, ishte tranjeri i skuadrës[28]. Aktiviteti final i sezonit të gjashtë të forumit ndërkombëtar të futbollit për fëmijë “Futbolli për Miqësinë”, u mbajt më 13 qershor në Qëndrën Oqeanografike dhe Biologjia e Detit “Moskvarium”. Në të mori pjesë edhe zoti Viktor Zubkov (Kryetar i bordit të drejtorëve i kompanisë Gazprom), Olga Golodets (Zëvendëskryetare e qeverisë së Federatës Ruse), Iker Kasilias (Futbollist spanjoll , ish kapiten i skuadrës kombëtare), Alekcandër Kerzhakov (Futbollist rus, tranjer i kombëtares të të rinjve), dhe gjithashtu përfaqësues nga 54 ambasada nga e gjith bota dhe të tjerë të ftuar[29]. Gjatë forumit u dekoruan lojtarët më të mirë të sezonit të gjashtë: Deo Kalenga Mvenze nga Republika Demokratike e Kongos (sulmuesi më i mirë), Jamiru Ouru nga Benini (mesfushori më i mirë), Ivan Volinkin nga Uellsi (portieri më i mirë) dhe Gustavo Sintra Roka nga Brazili (MVP)[26].
Sakali Askension nga Aruba u tregua si gazetaria e re më e mirë e programit “Futbolli për Miqësinë”. Ajo operon një blog inkurajimi për të rinjtë e Oqeanisë që të bëhen më të ndërgjegjshëm për mjedisin[26]. Forumi gjithashtu mikpriti prezantimin e librit dhe autografisë të një ish pjesëmarëseje të forumit të kaluar Anaia Kamboj nga India [90]. Anaia shkruajti librin “Udhëtimi im nga Mohali në Shën Piterburg” mbas sezonit të pestë të “Futbolli për Miqësinë “ 2017, duke përshkruar eksperiencën e saj si gazetare e re . Në këtë libër ajo flet për nentë vlerat e programit , të cilat ndihmojnë që të ndryshojmë botën për më mirë. Më 14 qershor 2018 mbas mbarimit të forumit ndërkombëtar të futbollit për fëmijë “Futbolli për Miqësinë”, lojtarët e rinj morrën pjesë në ceremoninë e hapjes të kampionatit botëror të futbollit FIFA 2018 në Rusi. Në stadiumin “Luzhniki” fëmijët solemnisht ngritën flamurët e të gjithë 211 shteteve dhe rajoneve që morrën pjesë në këtë program[30]. Mbas kësaj pjesmarësit e rinj të “Futbolli për Miqësinë” ndoqën ndeshjen hapëse të kampionatit midis Rusisë dhe Arabisë Saudite. Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin ftoi të riun përfaqësues të “Futbolli për Miqësinë” Albert Zinatov në kabinën e tij për të ndjekur ndeshjen hapëse së bashku. Aty i riu futbollist kishte shancin të bashkëbisedonte me kampionin e botës nga Brazili Roberto Karlos dhe portierin spanjoll Iker Kasilias[31].
Mbi 1500 fëmijë dhe të rinj nga 211 shtete dhe rajone morën pjesë në aktivitetet finale të mbajtura në Moskë. Në total mbi 180 aktivitete mikpritën rreth 240,000 pjesmarrës të rinj e të reja të organizuara gjatë sezonit të gjashtë në rajone të ndryshme të botës[32]. Në 2018 autoritetet përfaqësuese mbështetën këtë projekt. Olga Golodets mbajti fjalimin mirseardhës në emër të presidentit rus Vladimir Putin në pjesmarësit dhe të ftuarit e këtij forumi ndërkombëtar për fëmijë[33]. Kryeministri i qenerisë së Federatës Ruse Dimitri Medvedev dërgoi një telegram mirseardhës për pjestarët dhe të ftuarit e forumit ndërkombëtar për fëmijë.[34]
Gjatë një konference shtypi në 23 maj, përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse Maria Zakharova përmendi se komuniteti ndërkombëtar njeh tashmë programin “Futbolli për Miqësinë” si një pjesë e rëndësishme e politikës sociale dhe humanitare ruse në rafsh ndërkombëtar[35]. FIFA tradicionalisht mbështet programin “Futbolli për Miqësinë”. Organizata vuri në dukje se numri i pjesëmarësve dhe të ftuarve në këtë aktivitet mbajtur në Moskë ariti në 5000 persona.[36]
Futbolli për Miqësinë 2019
RedaktoFillimi i sezonit të shtatë të programit ndërkombëtar social për fëmijë "Futboll për Miqësi" u zhvillua më 18 mars 2019, kurse ngjarjet përfundimtare të programit u mbajtën në Madrid nga 28 maj deri më 2 qershor.[37]
Dita ndërkombëtare e "Futbollit dhe Miqësisë" së 25 prillit u festua nga më shumë se 50 vende të Evropës, Azisë, Afrikës, Amerikës së Veriut dhe Jugut. Në këtë festë u bashkua edhe Bashkimi i Futbollit Rus (BFS).[38]
Më 30 maj në Madrid u organizua forumi ndërkombëtar për programin social të fëmijëve të "Gasprom", "Futboll për Miqësi" 2019. Forumi bashkoi ekspertë nga e gjithë bota, trajnerë të futbollit, mjekë të ekipeve për fëmijë, të njohur, gazetarë nga media ndërkombëtare, përfaqësues ndërkombëtarë të akademive dhe federatave të futbollit.[39]
Më 31 maj në Madrid u zhvillua stërvitja e futbollit nga kombe të ndryshme të botës. Sipas rezultatit të stërvitjes, "Futboll për Miqësi" mori një certifikatë zyrtare GUINNESS WORLD RECORDS®.[40]
Si pjesë e sezonit të shtatë, 32 gazetarë të rinj nga Evropa, Afrika, Azia, Amerika e Veriut dhe e Jugut formuan përbërjen e qendrës ndërkombëtare për shtyp të fëmijëve për programin "Futboll për Miqësi", e cila mundësoi aktivitetet përfundimtare të programit dhe mori pjesë në përgatitjen e materialeve në bashkëpunim me mediat ndërkombëtare dhe kombëtare.[41]
Pjesëmarrësit e sezonit të shtatë i dhanë kupën "Nëntë Vlera" (çmim i programit social ndërkombëtar të fëmijëve "Futboll për Miqësi") klubit të futbollit "Liverpool" si një ekip me përgjegjësi të mëdha shoqërore.[42]
Më 1 qershor në fushën e UEFA Pitch në Madrid u zhvillua ndeshja finale e sezonit të shtatë për kupën botërore të "Futbollit për Miqësi". Sipas rezultateve, ekipi "Gjarpri Antiguan" luajti me "Djallin e Tasmanisë" me një rezultat 1:1me kohë të rregullt, dhe më pas fitoi me gjuajtjen e penalltive duke marrë dhe çmimin kryesor.[43]
Futbolli për Miqësinë 2020
RedaktoNë vitin 2020, eventet përfundimtare të sezonit të tetë të "Futbollit për Miqësi" u mbajtën në formatin online nga 27 nëntori deri më 9 dhjetor 2020. Më shumë se 10 000 pjesëmarrës nga më shumë se 100 vende të botës u bashkuan në eventet kryesore.[44]
Për sezonin e tetë të programit u zhvillua imituesi me shumë lojtarë i futbollit "Football for Friendship World" në formatin online, mbi bazën e të cilit u mbajt kampionati botëror i "Futbollit për Miqësi" 2020. Shkarkimi i lojës është në dispozicion në të gjithë botën nga 10 dhjetor 2020 - Dita Botërore e Futbollit. Përdoruesit kanë mundësinë të marrin pjesë në ndeshje, sipas rregullave të "Futbollit për Miqësi", duke u bashkuar në ekipe ndërkombëtare. Loja me shumë lojtarë bazohet në vlerat thelbësore të programit, të tilla si miqësia, paqja dhe barazia.[45]
Më 27 nëntor u zhvillua online shorti i hapur i kampionatit botëror i "Futbollit për Miqësi" 2020.[46]
Nga 28 nëntori deri më 6 dhjetor u mbajt në formatin online një kamp ndërkombëtar miqësie me programe edukative humanitare dhe sportive për fëmijë.[47]
Nga 30 nëntori deri më 4 dhjetor u zhvilluan online seancat e forumit ndërkombëtar "Futboll për Miqësi", në të cilin u prezantuan projekte për zhvillimin e sporteve për fëmijë. Juria me ekspertët e vetë vlerësoi prezantimin e projekteve që pretendojnë për çmimin ndërkombëtar "Futboll për Miqësi".[48]
Më 7-8 dhjetor u mbajt kampionati botëror "Futboll për Miqësi" në formatin online . Kampionati i këtij viti u zhvillua nëpërmjet platformës online, ku posaçërisht u krijua imituesi me shumë lojtarë i futbollit "Football for Friendship".[49]
Më 9 dhjetor u mbajt finalja e madhe "Futboll për miqësi".[50]
Një cikël eventesh online për fëmijë nga vende të ndryshme, në mbështetje të 75-vjetorit të OKB, u zhvilluan gjatë sezonit të tetë të programit.
Gjatë sezonit të tetë të programit, shfaqja javore "Stadiumi është aty ku jam unë" filloi së bashku me freestylers e futbollit nga e gjithë bota. Në secilin episod, freestylers e lirë i mësuan ambasadorët e rinj të kryenin hile, dhe në fund të çdo episodi u shpall një konkurs për lojën më të mirë. Shfaqja përfundoi me një klasë globale master në internet, ku programi "Futboll për miqësi" u bë mbajtës për herë të dytë i rekordit botëror Guinness nga numri i pjesëmarrësve të përfshirë (6 dhjetor 2020).
Redaksia e lajmeve të mira është shfaqja javore e nisur nga gazetarë të rinj të "Futbollit për Miqësi", në të cilën fëmijët ndajnë lajme pozitive me shikuesit nga e gjithë bota.
Kampionati Botëror në Futbolli për Miqësinë
RedaktoTurneu ndërkombëtar i futbollit për fëmijë u mbajt në kuadër të programit Futbolli për Miqësinë. Skuadrat pjesëmarrëse në kampionat – Skuadrat e Miqësisë - formohen gjatë një shorti të hapur . Skuadrat janë të organizuara mbi parimin e programit Futbolli për Miqësinë: atletë me kombësi, gjini dhe aftësi fizike të ndryshme luajnë në të njëjtën skuadër.[51]
Forumi Ndërkombëtar i Fëmijëve Futbolli për Miqësinë
RedaktoNë Forumin Ndërkombëtar të Fëmijëve, Futbolli për Miqësinë, pjesëmarrësit e rinj të projektit së bashku me të rriturit diskutojnë promovimin dhe zhvillimin e vlerave të programit në të gjithë botën. Gjatë Forumit, fëmijët takohen dhe bisedojnë me moshatarët e tyre nga vende të tjera, futbollistë të famshëm, gazetarë dhe personazhe publike, dhe bëhen ambasadorë të rinj, të cilët në të ardhmen do të vazhdojnë të promovojnë në mënyrë të pavarur vlerat universale te moshatarët e tyre.
Qendra Ndërkombëtare e Shtypit për Fëmijë
RedaktoNjë veçori e veçantë e programit Futbolli për Miqësinë është Qendra Ndërkombëtare e Shtypit për Fëmijë. Ajo u organizua fillimisht nën programin Futbolli për Miqësinë në 2014. Gazetarët e rinj në qendrën e shtypit mbulojnë ngjarjet e programit në vendet e tyre: ata përgatisin lajme për mediat sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, marrin pjesë në krijimin e materialeve për kanalin televiziv Futbolli për Miqësinë, gazetën e fëmijëve për Futbolli për Miqësinë dhe stacionin zyrtar të programit[52]. Qendra Ndërkombëtare e Shtypit për Fëmijë bashkon fituesit e konkurseve më të mira të gazetarëve të rinj, blogerëve, fotografëve dhe shkrimtarëve të rinj. Gazetarët e rinj nga qendra e shtypit paraqesin pikëpamjen e tyre nga brenda programit, duke zbatuar formatin "fëmijët për fëmijët".[53]
Dita Ndërkombëtare e Futbollit dhe Miqësisë
RedaktoNën programin Futbolli për Miqësinë, Dita Ndërkombëtare e Futbollit dhe Miqësisë festohet më 25 prill. Kjo festë u festua për herë të parë në 2014 në 16 vende. Në këtë ditë u zhvilluan ndeshje miqësore, grumbullime të shpejta, maratona në radio, klasa master, shfaqje televizive, sesione të hapura trajnimi etj. Më shumë se 50 000 vetë morën pjesë në festim.[54]
Në 2015, Dita e Futbollit dhe Miqësisë u festua në 24 vende. Gjatë festës ka pasur ndeshje miqësore të futbollit dhe evenimente të tjera. Në Gjermani, futbollistët e Schalke 04 mbajtën një sesion trajnimi të hapur, Serbia organizoi një shfaqje televizive, Ukraina – një ndeshje midis skuadrës së të rinjve të Volyn FC dhe fëmijëve të regjistruar në qendër të qytetit Lutsku të shërbimeve sociale për familjet, fëmijët dhe të rinjtë.[55]
Në Rusi, Dita e Futbollit dhe Miqësisë u festua më 25 prill në 11 qytete. Ndeshje miqësore të futbollit u mbajtën në Vladivostok, Novosibirsk, Jekaterinburg, Krasnoyarsk, Barnaul, Shën Petersburg dhe Saransk, për të kujtuar vlerat kryesore të programit. Në Krasnoyarsk, Soçi dhe Rostov-mbi-Don, u mbajt një lidhje e miqësisë me pjesëmarrjen e pishtarmbajtësve nga Stafeta e Pishtarit Olimpik 2014. Në Moskë u organizua një Turne i Mundësive të Barabarta me mbështetjen e Federatës Sportive të të Verbërve. Më 5 maj, Dita e Futbollit dhe Miqësisë u festua në Nizhny Novgorod dhe Kazan.[8]
Në vitin 2016, Dita e Futbollit dhe Miqësisë u festua në 32 vende. Në Rusi, u festua në nëntë qytete: Moskë, Shën Petersburg, Novosibirsk, Barnaul, Birobidzhan, Irkutsk, Krasnodar, Nizhny Novgorod dhe Rostov-mbi-Don. Nizhny Novgorod priti një ndeshje miqësore për futbollistët e rinj nga Volga FC, dhe lojtarët e rritur nga klubi bënë nxehje dhe stërvitje për fëmijët. Në një ndeshje miqësore në Novosibirsk morën pjesë fëmijë me aftësi të kufizuara – skuadra Yermak-Sibir e rajonit të Novosibirskit.[13]
Në vitin 2017, Dita e Futbollit dhe Miqësisë u festua në 64 vende. Futbollistë të famshëm, përfshirë mbrojtësin serb Branislav Ivanovich dhe sulmuesin holandez Dirk Kuyt, morën pjesë në evenimente në mbarë botën. Në Greqi evenimenti u ndoq nga Theodoras Zagorakis, fitues i Kampionatit Evropian të Futbollit 2004 me kombëtaren e vendit të tij. Në Rusi, Zenit FC organizoi një sesion trajnimi të posaçëm për Zakhar Badyuk, ambasadorin e ri të programit Futbolli për Miqësinë në vitin 2017. Në trajnim, portieri Zenit FC Yury Lodygin dha një vlerësim të lartë për aftësitë e Zakhar dhe ndau me të sekretet e portierit.[19]
Nëntë vlerat e Futbolli për Miqësinë
RedaktoGjatë forumit të parë mbajtur më 25 maj 2013 përfaqësuesit e rinj nga Britania e Madhe, Gjermania, Sllovenia, Hungaria, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Rusia konstatuan tetë vlerat e para të programit – miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore dhe traditë - dhe i paraqitën ato në një letër të hapur. Letra iu dërgua kryesive të organizatave ndërkombëtare të sporteve: Organizata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), Bashkimi Evropian i Shoqatave të Futbollit (UEFA) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Xhozef Batler gjatë takimit me Vladimir Putin dhe Vitali Mutko konfirmoi përbërjen e letrës dhe deklaroi se ai është gati të mbështesë nismën Futbolli për Miqësinë[11] Në vitin 2015 pjesëmarës nga Kina, Japonia dhe Kazakistani iu bashkuan programit dhe propozuan vlerën e nëntë që është –nderi[56].
Kupa e Nëntë Vlerave
RedaktoKupa e Nëntë Vlerave është një çmim i Programit Ndërkombëtar Social të Fëmijëve Futbolli për Miqësinë. Çdo vit Kupa jepet për angazhimin më të madh ndaj vlerave të projektit: miqësisë, barazisë, drejtësisë, shëndetit, paqes, besnikërisë, fitores, traditave dhe nderit. Tifozë nga e gjithë bota marrin pjesë në zgjedhjen e fituesit, por vendimi përfundimtar merret me votim nga pjesëmarrësit e projektit Futbolli për Miqësinë. Klubet e futbollit fitues të Kupës së Nëntë Vlerave: Barcelona (2015), Bayern Mynih (2016), Al Wahda (Çmimi Special), Real Madrid (2017).[57]
Byzylyku i miqësisë
RedaktoTë gjitha aktivitetet e programit Futbolli për Miqësinë fillojnë me shkëmbimin e byzylykut të miqësisë, një simbol i barazisë dhe një stili të shëndetshëm jetese. Byzylyku përbëhet nga dy fije blu dhe e gjelbër dhe mund të vihet nga të gjithë ata që ndajnë vlerat e programit.[58]
Sipas Franz Beckenbauer-it
"Simboli i lëvizjes është një byzylyk me dy ngjyra, është aq i thjeshtë dhe i kuptueshëm sa vlerat e pandara të programit Futbolli për Miqësinë.
Pjesëmarrësit e rinj në program kanë lidhur byzylykë të miqësisë në kyçet e sportistëve të famshëm dhe figurave publike, përfshirë: Dick Advocaat, Anatoly Timoshchuk[59] dhe Luis Neto, Franz Beckenbauer, Luis Fernandez, Didier Drogba, Max Meyer, Fatma Samura, Leon Gorecka, Domenico Criscito, Michel Salgado, Alexander Kerzhakov, Dimas Pirros, Miodrag Bozovic, Adelina Sotnikova, Yuri Kamenets.[60]
Aktiviteti i pjesëmarrësve mes sezoneve
RedaktoFutbollistët e rinj nga programi Futbolli për Miqësinë marrin pjesë në evenimente të ndryshme jashtë sezonit zyrtar. Në maj të vitit 2013, lojtarët e klubit të futbollit të rinjve Maribor (Slloveni) luajtën një ndeshje miqësore bamirësie me fëmijët kamboxhianë[61]. Më 14 shtator 2014 në Soçi, pjesëmarrësit rusë në program biseduan me Vladimir Putinin gjatë takimit të Presidentit të Federatës Ruse me presidentin e FIFA-s Sepp Blatter[62]. Në qershor 2014, Presidenti francez Francois Hollande ftoi ekipin e Taverni, një anëtar i programit Futbolli për Miqësinë, në Pallatin Elysee për të shikuar ndeshjen e Kupës Botërore të FIFA-s 2014 midis Francës dhe Nigerisë. Në prill 2016, Yuri Vashchuk, ambasadori i programit Futbolli për Miqësinë në 2015, u takua me njeriun më të fortë të Bjellorusisë, Kirill Shimko dhe futbollistë të rinj nga BATE FC për të ndarë përvojën e tyre të pjesëmarrjes në projekt. Yuri Vashchuk i dha Kirill Shimkos një byzylyk simbolik të miqësisë, duke i përcjellë atij shkopin për promovimin e idealeve të projekteve: miqësinë, drejtësinë, stilin e shëndetshëm të jetesës.[63]
Tituj dhe çmime
RedaktoProgrami Futbolli për Miqësinë ka fituar konkurse të ndryshme dhe ka një numër çmimesh ruse dhe ndërkombëtare. Ndër të cilët: "Projektet më të mira shoqërore të Rusisë" në kategorinë "Zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar", Çmimet e Penës së Artë nga Shoqata ndërkombëtare e komunikuesve të biznesit (IABC) në kategorinë "Përgjegjësia sociale e korporatave" (2016), Çmimet Saber në kategorinë "Projekti më i mirë social i planetit "(2016), "Çmimet e Zhurmës sociale të baterisë" në kategorinë "Strategjia më e mirë ndërkombëtare" (2017)[64], Çmimet ndërkombëtare për zgjidhje inovative të marketingut digjital në kategorinë "Strategjia më e mirë e medias" (2017), "Harkëtari i Agjentë" në kategorinë "Projekti më i mirë social i Rusisë" (2018) dhe Çmimi i Madh "Harkëtari i Argjendtë" (2018).
Referime
Redakto- ^ https://www.sportindustry.biz/news/football-friendship-project-returns
- ^ inserbia.info/today/2014/04/gazproms-football-for-friendship-2014
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2015. Marrë më 20 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b http://www.prnewswire.com/news-releases/young-football-players-from-24-countries-of-europe-and-asia-meet-at-third-international-childrens-football-for-friendship-forum-506472841.html
- ^ https://archive.today/20150515191023/http:/fcbusiness.co.uk/news/article/newsitem=2379/title=franz+beckenbauer+kicks+off+gazprom%92s+%91football+for+friendship%92+campaign
- ^ http://www.ntv.ru/sport/627113
- ^ https://web.archive.org/web/20150522173321/http:/www.epochtimes.de/service/vladimir-putin-und-fifa-praesident-joseph-s-blatte-bei-football-for-friendship-222
- ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2017. Marrë më 20 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.lazionews.eu/settore-giovanile/oltre-450-ragazzi-riuniti-da-gazprom-in-occasione-del-secondo-forum-internazionale-football-for-friendship/
- ^ a b c d http://www.noodls.com/viewNoodl/28582380/oao-gazprom/young-football-players-from-24-countries-of-europe-and-asia-
- ^ a b http://www.mirror.co.uk/sport/football/news/franz-beckenbauer-reveals-hes-barcelona-7695610
- ^ beyondsport.org/articles/fourth-season-of-gazproms-football-for-friendship-international-childrens-project-announced/
- ^ a b https://rbth.com/sport/2016/03/31/gazprom-soccer-project-unites-worlds-children-for-4th-year_580729
- ^ http://www.euronews.com/2016/05/31/football-for-friendship-syrian-youth-team-make-tournament-debut-in-milan/
- ^ http://www.euronews.com/2016/05/31/football-for-friendship-syrian-youth-team-make-tournament-debut-in-milan
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2017. Marrë më 20 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ finance.dailyherald.com/dailyherald/news/read/33918303/Fifth_Season_of_Gazprom's_Football_for_Friendship_International_Children's_Project_Launched
- ^ https://www.merrilledge.com/research/story?stryKey=600-201703161740PR_NEWS_USPRX____enUK201703165338-1
- ^ a b c "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2019. Marrë më 20 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.euronews.com/2017/07/06/football-brings-kids-together
- ^ stomp.straitstimes.com/singapore-seen/12-year-old-sporean-messi-wins-global-football-contest-in-russia
- ^ http://www.thedailystar.net/sports/football/time-defender-bangladesh-1543027
- ^ "Football For Friendship".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.chronicle.co.zw/russia-opportunity-for-zim-youngsters/
- ^ http://www.africanews.com/2018/02/17/football-for-friendship-draw-held-ahead-of-the-2018-world-cup//
- ^ a b c "F4F 2018".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "We are friends with football".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Champion of Football For Friendship".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Happiness of Football and Friendship".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Football For Friendship 2018".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "yunyy-posol-futbola-dlya-druzhby-vstretilsya-s-prezidentom-rossii-na-chm-v-moskve".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "uchastniki-futbola-dlya-druzhby-iz-211-stran-i-regionov-pribyli-v-moskvu".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Football in Moscow for Friendship".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "What is happening at F4F 2018".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "spokesman/briefings".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "211-countries-and-regions-took-part-in-the-sixth-international-football-for-friendship".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "http://business.dailytimesleader.com/dailytimesleader/news/read/37931695/Football_for_Friendship_Launches_Its_Seventh_Season".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://www.prnewswire.com/news-releases/international-day-of-football-and-friendship-celebrated-in-schools-around-the-world-300837486.html#:~:text=Gazprom%20Football%20for%20Friendship HYPERLINK "https://www.prnewswire.com/news-releases/international-day-of-football-and-friendship-celebrated-in-schools-around-the-world-300837486.html"& HYPERLINK "https://www.prnewswire.com/news-releases/international-day-of-football-and-friendship-celebrated-in-schools-around-the-world-300837486.html"text=MOSCOW%2C%20April%2025%2C%202019%20%2F,Africa%2C%20North%20and%20South%20America".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://sputniknews.com/agency_news/201905301075473427-forum-children-experts/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://www.guinnessworldrecords.com/world-records/547224-most-nationalities-in-a-football-soccer-training-session".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://tass.com/press-releases/1061492".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://sputniknews.com/society/201906041075611076-football-friendship-madrid/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://www.euronews.com/2019/06/06/football-for-friendship-international-programme-for-kids-breaks-records-and-teaches-sports".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://footballforfriendship.com/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://sputniknews.com/sport/202011051081023614-new-football-simulator-football-for-friendship-to-be-released-on-world-football-day/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://www.gazprom-football.com/football-for-friendship/news/newsdetail/children-from-over-100-countries-to-take-part-in-football-for-friendship-eworld-championship/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://footballforfriendship.com/friendship-camp/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://footballforfriendship.com/experts-forum/live-broadcast/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://footballforfriendship.com/world-championship/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "https://footballforfriendship.com/live-broadcast-grand-final/".
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ rbth.com/sport/2014/05/30/big_soccer_for_little_europeans_37075.html
- ^ https://web.archive.org/web/20140708202936/http:/www.vanluyken.nl/artikel/37-nederlands-voetbaltalent-scoort-tijdens-football-for-friendship-beste-jonge-journalist-uit-nederland-interviewt-franz-beckenbauer-
- ^ http://www.financialexpress.com/india-news/mission-xi-million-picks-chandigarh-girl-ananya-kamboj/689736/
- ^ rbth.com/sport/2015/05/15/children_from_24_countries_celebrate_day_of_football_and_friendship_46087.html
- ^ business-center.amchamchina.org/news/?dir=17&doc=201504262030PR_NEWS_ASPR_____EN90314&andorquestion=OR&&ok=1&passDir=0
- ^ "v-ramkakh-programmy-futbol-dlya-druzhby-uchrezhden-kubok-devyati-tsennostej".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.euronews.com/2017/07/17/f4f-nine-values-cup-2017-goes-to-real-madrid
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2015. Marrë më 20 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://web.archive.org/web/20141223203736/http:/bigpicture.ru/?p=516227
- ^ http://www.theboltonnews.co.uk/news/11270319.Interview_sends_Megan_Mackey_to_Champions_League_final/
- ^ sport.rbc.ru/article/172216/
- ^ en.kremlin.ru/events/president/news/19222
- ^ http://www.leparisien.fr/politique/mondial-2014-hollande-invite-deux-clubs-amateurs-a-l-elysee-pour-france-nigeria-28-06-2014-3960541.php
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 20 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)