Gömböc
Një gomböc (shqiptimi: Gëmbëc ) është çdo anëtar i një klase trupash të lugëta, tre-dimensionale dhe homogjene që janë mono-monostatikë, që do të thotë se ata kanë vetëm një pikë të qëndrueshme dhe një të paqëndrueshme baraspeshe kur qëndrojnë në një sipërfaqe të sheshtë. [1] Ekzistenca e kësaj klase u hamendësua nga matematikani rus Vladimir Arnold në 1995 dhe u vërtetua në 2006 nga shkencëtarët hungarez Gábor Domokos dhe Péter Várkonyi duke ndërtuar në fillim një shembull matematikor dhe më pas një shembull fizik.
Forma e Gömböcit ndihmoi për të shpjeguar strukturën e trupit të disa breshkave në lidhje me aftësinë e tyre për t'u kthyer në një pozicion baraspeshe pasi vendoseshin me kokë poshtë. Kopjet e shembullit të parë të ndërtuar fizikisht të një gömböci u janë dhuruar institucioneve dhe muzeve, dhe më i madhi u prezantua në World Expo 2010 në Shangai, Kinë .