Gabrielle D. Clements
piktor amerikan
Gabrielle de Veaux Clements (lindur në 11 shtator 1858- 26 mars 1948) ishte një piktore amerikane dhe muraliste. Ajo studioi art në Shkollën për Dizajn për Gratë në Filadelfia, në Akademinë e Arteve të Bukura në Pensilvani si dhe në Paris në Académie Julian. Gjithashtu Clements ka studiuar shkencë në Universitetin Cornell si dhe u diplomua në degën e shkencave. Ajo ka krijuar murale, portrete dhe gravura. Clements ka dhënë mësimdhënie në Filadeflia dhe në Baltimore në shkollën Bryn Mawr. Punimet e saja janë ekspozuar në SHBA dhe në sallonin e Parisit. Gjithashtu punimet e saja janë bërë pjesë e dhjetërave koleksionesh. Ajo bashkëjetoi për gjithë jetën me artisten Ellen Day Hale.