Imagjino një lojë, krijoje me Gameleon dhe luaje me shokët e tu!

Kjo është çka produkti më i ri “Gameleon” mund të ofrojë pa asnjë kosto duke filluar që sot. Mund të krijoni, publikoni dhe luani lojra duke përdorur vetëm një shfletues! Gameleon bazohet mbi teknologjitë e HTML5 dhe është komplet i bazuar në burim të hapur. Nuk nevojiten aftësi programimi dhe nuk ka plugin-e- Gjithçka është vizuale dhe pa pagesë. Mund të ftoni miqtë tuaj, të ndërmerrni veprime në editor, ose të rrisni vëmëndjen e lojërave tuaja dhe çdo veprim që bëni do ju sjelli pikë që mund t’i shpenzoni për asete të

Krijimi i objekteve: Një nga veçoritë kryesore të çdo loje, është ndërveprimi i çdo lojtari me objektet e nivelit: kundërshtar, përbindësha, miq, arka thesare dhe më tëpër. Mund të tërhiqni më pak klikime objekte të reja në hartë, ku një objekt “dummy” do vendoset derisa të vendosni t’i jepni një pamje vizive objektit.

Krijimi i hartave: Mund të ngarkoni një imazh të hartës në sfond (e përfunduar me tekstura dhe objekte mjedisore etj.) dhe mënjëherë me disa klikime krijoni poligonet që do përcaktojnë pengesat, muret dhe territoret që mund të kalohen dhe të tjera.

Projekti është në fazën e beta-s së hapur dhe suportohet nga Mozilla WebFWD Për më tëpër mund të vizitoni faqen zyrtare: www.gameleon.co