Gani Xhafolli
Gani Xhafolli (1945-16.06.2015) lindi në fshatin Drenovc afër Prishtinës, është shkrimtar shqiptar.[1]
Biografia
RedaktoNe moshën 70 vjecare, ka ndërruar jetë, shkrimtari i madh shqiptar, Gani Xhafolli.
Xhafolli u lind në fshatin Drenovc afër Prishtinës në vitin 1945.
Ndryshe, ai punoi në arsim: në Drenofc, Barilevë, në Lipjan dhe në Magure, si më-sues. Në Radiotelevizionin e Prishtinës prej vitit 1979 ishte redaktor në programin për fëmijë. Në vitin 1990 pushtetarëte shtetit Jugosllav e largojnë me dhunë nga puna së bashkume 1340 punëtorë të RTP-së. Xhafolli ka të kryer Akademinë pedagogjike në Prishtinë. Ka fituar shume çmime letrare.
Gani Xhafolli punoi redaktor i programit për fëmijë në Televizionin e Prishtinës dhe drejtoi revistën "Zanore". Ka botuar disa përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë,si:
- "Te porta e edhave",
- "Zog shiu",
- "Vjershën s'e zë gjumi",
- Shtëpia me kulm teposhtë",
- "Po",
- "Të dua",
- "Në gojë të gjarprit",
- "Princesha që fluturon",
- "Zgjedhje" etj.
Burimi
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 16 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)