Gani Koci i lindur më 20.06.1958 në Polac, Skenderaj, Koci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i PDK-së në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008.

Biografia

Redakto

Në vitin 1981 është burgosur dhe është dënuar me burgim prej 15 vitesh, si njëri prej organizatorëve të demonstratave të njohura të pranverës së vitit 1981, në Kosovë. Nga viti 1996 ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka studiuar dhe ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Politeknikes, në Universitetin e Prishtinës. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës ka kryer studimet pasuniversitare ne shkencat juridike, ku edhe ka magjistruar në vitin 2011 dhe ka doktoruar ne vitin 2013. Në vitin 2017, Koci është emëruar zëvendës ministër i Zhvillimit Ekonomik, funksion të cilin ai e kishte ushtruar edhe më herët në ministri të ndryshme. I martuar dhe prind i 4 fëmijëve. [1].

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,177,1750