Gani Krasniqi
Gani Krasniqi Lindi më 23. 11. 1950 në Carrallukë të Malishevës. Më 1978 i mbaroi studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Nga viti 1978 deri në vitin 1981 ka punuar në Feronikël, në Prishtinë. Në vitin 1998 është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë. Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës.
Pas mbarimit të luftës çlirimtare, për një vit, 1999 – 2000, ishte kryetar i Komunës së Malishevës. Në këtë pozitë është rizgjedhur edhe në vitin 2003 dhe në vitin 2007. Ka qenë edhe drejtues i degës së PDK-së në Malishevë.
E tërë veprimtaria tij ka qenë dhe është për kauzën kombëtare dhe për vetëvendosje.
Është i martuar dhe baba i pesë fëmijëve. Njëri prej djemve të tij është dëshmor i luftës çlirimtare. Jeton në Carrallukë.