Gani Luzi personalit i dëgjuar shqiptar i cili rrjedh nga një familje qytetare nga Tirana. Pas kontributit të tij të çmuar në Luftën Nacionalçlirimtare, duke luftuar deri në Mitrovicë kundër pushtuesit, nga viti 1949-1951 ka qenë përgjegjës i sektorit të drurit në kooperativën e artizanatit të Tiranës, më pas në vitet 1953 e deri në 1990 ka qenë drejtor i Artistikes “Migjeni”, i Ndërmarrjes së Prodhimit të Artizanatit nr.1 Tiranë. Nismëtar dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme: i Uzinës “Tirana”, Fabrikës së Llullave, ndërmarrjes së prodhimit të Çadrave etj. Një ndër rrugët e rëndësishme të Tiranës mbanë emrin “Gani Luzi”. [1]


Burimet

Redakto
  1. ^ http://www.gazetadita.al/100-vjetori-i-tiranes-rruga-ne-zemer-te-kryeqytetit-merr-emrin-e-gani-luzit-veliaj-ishte-burim-miresie-per-qyt/[lidhje e vdekur]