Gani Xhafolli (1945–16 qershor 2015) ishte një shkrimtar shqiptar për fëmijë, dhe redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës.[1]

Jeta dhe karriera

Redakto

Gani Xhafolli lindi në 1945 në Drenoc afër Prishtinës në Kosovë.[1] Pa lindur ai, babai i tij u pushkatua nga forcat serbe, prandaj fëmijërinë e kaloi vetëm me nënën. Sipas shkrimtarit Reshat Sahitaj për PrizrenPress, atë e kishin vrarë "sepse ai e kishte dëshiruar një Kosovë të pavarur".[2] Ai përfundoi Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.[1]

Xhafolli jepte mësim nëpër shkolla të disa fshatrave si Drenoci dhe Barileva, duke ushtruar artin e tij në formë të poezive dhe pikturave.[2] Nga 1979 punoi si redaktor i programit për fëmijë në Radio Televizionin e Prishtinës, njëkohësisht edhe redaktor i revistës Zanorja. Ai bashkë me 1340 punëtorë të tjerë të RTP-së u dëbuan nga puna e tyre me forcë nga pushteti okupues serb, dhe u ndalua prej punës në institucione shtetërore.[3] Gjatë kësaj kohe, kishin ikur tre djemtë e tij për në Berlin që t'i shpëtonin okupimit serb.[2]

Më 16 qershor 2015, Xhafolli ndërroi jetë nga diabeti, një sëmundje që i zgjati gjashtë orë.[2] Tani prehet në varrezat e Prishtinës.[1]

Stili letrar

Redakto

Shkrimtari Begzad Baliu përshkruan për PrizrenPress që stili i tij qëndronte si kundërshtim i pamjeve moderne që shfaqeshin tek bashkëkombësit e tij, dhe që ai pikturonte në imagjinatë ambientet e fshatit përmes "teknikave të larmishme të shkrimit".[2]

Veprat

Redakto

Xhafolli ka botuar rreth 40 vepra, dhe 30 vepra ekzistonin në dorëshkrime. Pjesë e këtyre dorëshkrimeve ishin edhe romane për të rritur dhe fëmijë, që po i shkruante deri në fundin e jetës së tij.[2]

  • Te porta e edhave
  • Zog shiu
  • Vjershën s'e zë gjumi
  • Shtëpia me kulm teposhtë
  • Po
  • Të dua
  • Në gojë të gjarprit
  • Princesha që fluturon
  • Zgjedhje

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d "Vdiq Gani Xhafolli". KOHA.net. 16 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 16 qershor 2015.
  2. ^ a b c d e f "Gani Xhafolli, unik me krijimtarinë e tij". PrizrenPress. 2015-06-20. Marrë më 2025-02-16.
  3. ^ "Kosovë, ndahet nga jeta shkrimtari Gani Xhafolli". Shqiptarja.com. 16 qershor 2015. Marrë më 2025-02-16.