Gardelina është një zog rreth 12-13 cm dhe një shtrirje krahësh prej 21-25 cm dhe një peshë prej 14 deri ne 19 g. Mashkulli nga femra dallohet sepse mashkulli është me i gjatë, ka një sqep më të gjatë dhe ngjyra e kuqe që kanë në fytyrë e kalon pjesën e syrit. Kurse femra është trupvogël ka një sqep të shkurtër dhe ngjyra e kuqe që ka në fytyrë nuk e kalon pjesën e syrit. Gardalina ushqehet me fara dhe me gjembaçe por kur mbahet në kafaz preferohet më shumë farë kërpi. Gardalina është mbajtur në robëri për shkak të pamjes së bukur dhe zërit të bukur. Gardalina është e shpërndarë në Evropë, Azinë Perëndimore dhe përreth vendeve që kanë pyje fletëgjerë. Kur Gardalina çiflohet me një Kanarinë del një lloj zogu i përzierë që quhet Hibrid. Gardalina është quajtur zogu i parajsës.