Garentina Kraja
Garentina Kraja është aktualisht Këshilltare e Politikës se Jashtme dhe Sigurisë e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, një pozicion që e ka mbajtur nga mesi I vitit 2011 me një përpjekje për të ndihmuar Kosovën të fitoj njohje ndërkombetare duke krijuar partneritete të rëndësishme në mes te vendit të saj dhe botës.[1]
Garentina diplomoi në Shkenca Politike nga Universiteti Yale. Teza e saj për praktikat e rekreutimit të forcave guerile- e cila nxjerr në pah rolin e taktikave kundër kryengritësve dhe rrjet sociale si katalizator të suksesshëm të rekreutimir- fitoi cmimin e Universitetit Yale si esea më e mirë krahasuese e vitit 2011.
Para studimeve të saj, ajo punoi si gazetare (1997-2007) në fillim në Koha Ditore e pastaj në agjensinë e lajmeve Associated Press.
Besuese e fortë në të dhënit për komunitetin dhe në rolin transformues te edukimit për një shtet, Garentina gjithashtu me raste ligjëron në Univeritetin Amerikan të Kosovës në politikat krahasuese dhe rolin e fesë në globalizim.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Presidenca e Kosoves, Ekipi i Presidentes, http://www.president-ksgov.net/?page=1,93