Gastone Tassinari
Gastone Tassinari (1924 - 2010) ishte profesor emeritus i pedagogjisë, i cili prej kohësh jepte mësim në Fakultetin e Edukimit (tani Shkenca Edukative) të Universitetit të Firences. [1]
Biografia
RedaktoGastone Tassinari lindi në Firence, në vitin 1924, pedagogu i shquar kishte punuar kryesisht në fushën akademike për çështje që lidhen me proceset novatore në fushën e organizimit të kurrikulës dhe mësimdhënies në shkollat bazë, trajnimin e edukatorëve dhe edukimin ndërkulturor. Ka qenë profesor i pedagogjisë në Fakultetin e Edukimit (tani Shkenca Edukative) të Universitetit të Firences. Ai ka bashkëpunuar në projekte kërkimore të promovuara nga Cnr, Fondacioni Evropian i Kulturës, Rajoni i Toskanës dhe Irrsa e Toskanës.
Ai ishte anëtar i komitetit këshillimor shkencor të revistës "Shkolla dhe qyteti" dhe i redaksisë së revistës "Universiteti dhe shkolla". Autor i një bibliografie të gjerë, botimet e tij mes tjerash përfshijnë "Planifikimi i kurrikulës dhe trajnimi i mësuesve në shkollat bazë" (1988), "Shkolla dhe shoqëria multikulturore" (1992), "Teoria dhe historia e mësimdhënies" (1999), "Njohuria e arsimit" 1999), "Kërkim disiplinor dhe mësimdhënie", "Një vështrim mbi të tjerët" (2000), "Përditësimi dhe trajnimi i mësuesve" (2000). Që nga viti 1951 ishte një nga animatorët e Fondacionit Italian Cemea, të njohura edhe si Qendra të praktikimit të metodave aktive të arsimit dhe edukimit. [2]
Publikime
Redakto- Relazione al Parco pedagogico per l’educazione attiva, 1990
- Lineamenti di didattica interculturale, Roma, Carocci, 2002[3]
- Relazione al Piano pedagogico per l’educazione attiva, 1990
- Enti locali, società civile e famiglia nell'educazione in Toscana, a cura di e con Dario Ragazzini, Firenze, Edizioni Regione Toscana, 1996.
- Lineamenti di didattica interculturale, Roma, Carocci, 2002
- (con) G. Ceccatelli Guerrieri, M. Giusti (a cura di), Scuola e società multiculturale, Firenze, La Nuova Italia, 1992
- Contributo alla definizione del concetto di “analfabetismo”, Milano, ILSES, 1962
- (con) A. Corsi, G. Viccaro, Formazione scuola e territorio, Firenze, Le Monnier, 1979
- (a cura di), La pedagogia italiana del secondo dopoguerra, Firenze, Le Monnier, 1987
- L’organizzazione del tempo scolastico, Torino, ISEDI, 1977
- (con) L. Tornatore, Educazione e conoscenza, Torino, Loescher, 1974
Referime
Redakto- ^ "Morto Gastone Tassinari Grande della pedagogia". La Nazione (në italisht). 28 nëntor 2010. Marrë më 29 janar 2024.
- ^ "Le pubblicazioni di Gastone Tassinari". Carocci editore (në italisht). Marrë më 2024-01-29.[lidhje e vdekur]
- ^ "Lineamenti di didattica interculturale - Gastone Tassinari - Libro Usato - Carrocci editore - | Feltrinelli". www.lafeltrinelli.it (në italisht). Marrë më 2024-01-29.