Gazeta “Shkumbini”
“Shkumbini” gazetë e përjavshme politike e letrare e drejtuar nga Filip Papajani. U botua për herë të parë në vitin 1921 në Elbasan. Dhe vijoi për 47 numra deri në 20 janar 1922. Më pas u drejtua nga Emin Matraxhiu. Me shkrimet e saj propagandoi çështjen kombëtare dhe luftoi prirjet shoviniste të fqinjëve ballkanikë. Mbajti qëndrim kritik kundër qarqeve feudale, institucioneve shtetërore, pushtetarëve, deputetëve etj. Motoja e gazetës ka qenë “”Mpron lirin e njësinë e vërtetë”. Në numrin e parë është botuar edhe programi me këtë moto. Gazetën e përgëzon në numrin e parë me një shkrim edhe Aleksandër Xhuvani. Kjo është e para gazetë që ka nxjerrë edhe një shtojcë letrare. Ndër bashkëpunëtorët e saj kanë qenë Xhuvani, Matraxhiu, Th. Floqi, Simon Shuteriqi etj.