Gazeta “HAK” organ i "Xhemijetit"[1] doli në Shkup 1920-1924: në gjuhën turke me shkronja arabe dhe në gjuhën serbe me cirilikë.[2]

Mbi një milion shqiptarë nën okupimin serb – jugosllav të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene (e futur në historiografi me emrin “Jugosllavia Versajase”) – “Burg i kombeve josllave” (siç e quante Lëvizja Komuniste e viteve të 20-30-ta të shek. XX), nuk e gëzuan asnjë të drejtë kombëtare dhe ekzistenciale të “pakicave etnike” sipas traktateve ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave ishte edhe “Mbretëria Serbo-Kroato- Sllovene”- Jugosllavia nën Dinastinë e Karagjorgjeviqve. Shqiptarëve, zyrtarisht dhe publikisht, u mohohej ekzistenca fizike, qenia e tyre jetësore etnike. Shqiptarët myslimanë Jugosllavia Versajase i emërtonte si “jugoslovenski myslimani” (Mysliman jugosllavë), njësoj si Boshnjakët, kurse elementin shqiptar katolikë si ”latini” dhe “hrvati”, kurse elementin shqiptar ortodoks në Rekë të Iliridës, në Mal të Zi e gjetkë nën robërinë jugosllave i konsideronte “serbë”.

Për këtë dhunë shtetërore jugosllave ishin në dijeni të plotë qeveritë evropiane dhe “Shoqate e Kombeve”, pikërisht nga veprimtarët e “Komitetitit të Kosovës” (në të gjitha format e organizimit politik) dhe të “Xhemijetit”, por ato e toleronin Serbo-Jugosllavinë Karagjorgjeviqiane dhe nuk ndërmerrnin asnjë hap politik e juridik për ta penguar atë dhunë gjenocidiale shtetërore ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar. Në rrethana të tilla u lind, u rrit dhe dha frute historike gazeta “Hak”. Meqë shkrimi dhe mësimi i gjuhës shqipe ishin veprimtari të ndaluara më rreptësisht se sa të posedosh top të kalibrit qe nga tokat shqiptare mund të goditej Beogradi, veçanërisht për shqiptarët myslimanë, të pa mbrojtur nga Evropa dhe Bota, gazeta doli në gjuhë të tolerueshme nga pushteti, në gjuhën turke. Rrjedhimisht, as emri kombëtar: “shqiptar” i etnisë dhe i kombit, nuk përdorej në administratën publike shtetërore jugosllave dhe as kishte mundësi emërtimi i ndonjë organizimi politik, apo i ndonjë organi shqiptar me emër shqip.[3]









Referimet

Redakto