Gazi Buxheli
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Gazi Buxheli ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë. Pas diplomimit punoi mjek në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak në Tiranë dhe më vonë pedagog në Shkollën e Lartë të Infermierisë, po në Tiranë. I përqendruar në punën e mjekut dhe të studimit të bimëve mjekësore letërsia i mbeti më shumë një kënaqësi se sa synim i tij, gjithsesi kurrë nuk ka qëndruar larg saj. Ka botuar shumë shkrime publicistike, mjekësore e letrare, në shumë organe shtypi brenda e jashtë Shqipërisë, si dhe këto libra :
- Atllas i Bimëve Mjekësore, Tiranë / 1986 ;
- Hija e Pendimit, poezi, Tiranë / 2006 ;
- Qiriu i Diogjenit, poezi, Tiranë / 2008 ;
- Tjetërsim i Vështirë (fakte, mbresa, ndjesi).